• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FLET NGA KUKËSI/ Bersha: Taksa e turpit e Rrugës së Kombit do hiqet! Rama e vendosi si ndëshkim për…
Home
Politikë

FLET NGA KUKËSI/ Bersha: Taksa e turpit e Rrugës së Kombit do hiqet! Rama e vendosi si ndëshkim për…

16 May, 2022 s.autor Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi këtë të hënë se në momentin që Partia Demokratike do të rikthehet si shumicë qeverisëse do të heqë taksën e Rrugës së Kombit, të cilën e cilësoi si “taksa e turpit”.

Deklaratat ish-kryeministri i bëri gjatë një takimi me simpatizantë të PD-së në Kukës, në kuadër të fushatës elektorale për kreun e kësaj force politike.

Mes të tjerash Berisha shtoi dhe se taksa u vendos nga kryeministri Rama si ndëshkim për ndërtimin e rrugës.

“Ju garantoj se taksa që është një taks turpi do të hiqet dhe ajo rrugë siç ka emrin do mbetet Rruga e Kombit. Ajo është një taks turpi, që u vendos mbi atë bazë se Kukësi dhe Kosova kanë marrë shumë dhe tani duhet të paguajnë diçka. Është një taks e vendosur si ndëshkim për ndërtimin e rrugës. Nuk ka taks për rrugët në Shqipëri. Qarku i Kukësit është qarkut më i varfër në Shqipëri, është 16-herë mbrapa Tiranës në tërësinë e vet”, tha Berisha.

Gjithashtu ish-kryeministri u ndal dhe te nisma e Ballkanit të Hapur, të cilën e cilësoi si një projekt të Serbisë për krijimin e Serbisë së Madhe.

“Për sa i përket Ballkanit i Hapur është projekt i mirfilltë i Serbisë së Madhe. Është projekt i Aleksandër Vuçiçit që nuk njeh genocidin në Bosnje dhe Kosovë.

Natyrisht diplomacia është diplomaci, por nëse Serbia nëse ka qëllime integruese duhet ta njoh genocidin. Pasi është një kusht për të mos e përsëritur më. Aleksandër Vuçiç e di cili ka qenë roli i tij, ishte një lloj Gëbelsi për Millosheviçin. Ai e di se nuk ka të ardhme si një lider evropianë dhe merret me krijimin e Serbisë së Madhe dhe këtu ka gjet mbështetje Tiranën. E nisi me projektin e ndryshimit të kufijëve, por dështoi. Tani ka shpikur projektin e Serbisë së Madhe me të cilin nuk ka asnjë qëllim vetëm të fusë në hegjemoninë e tij Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe të dal në Adriatik.

Ky projekt i kundërvihet procesit të Berlinit, i ofruar nga BE për t’i mbajtur në procesin e integrimit evropian”, tha Berisha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MIKE POMPEO NË SHQIPËRI/ Zhvillon një vizitë në kampin e Muxhahedinëve, takohet me Maryam Rajavi
Previous article E RËNDË/ 3-vjeçari kafshohet nga qeni dhe ndërron jetë menjëherë

s.autor

Postime të ngjashme

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT