Deputeti Ralf Gjoni, i ftuar në A2 CNN, ka komentuar deklaratat e presidentit Ilir Meta, se ka rrezik të ketë përplasje civile në 30 qershor.
Ai tha se kjo do të thotë se, ditën e zgjedhjeve mund të ketë edhe atentate.
“Fakti që presidenti thotë se ka rrezik të ketë përplasje civile në 30 qershor, do të thotë se ditën e zgjedhjeve mund të ketë edhe atentate.
Kjo do të thotë që celula të caktuara, grupe kriminale mund të duan të prishin zgjedhjet.
Kjo në një farë mënyre u pranua edhe nga ministri i Brendshëm.
Kandidatët për kryebashkiakë, ata që bëjnë fushatë janë të rrezikur.
Po, ka grupe të armatosura, përfshirë edhe snajpera”, theksoi Gjoni, gjë të cilin e paralajmëroi edhe në Kuvend.


