• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KANË BANJO EDHE PËR MACEN”/ Murrizi “gjen” vilën e Metës dhe Kryemadhit në Gjirin e Lalzit
Home
Politikë

“KANË BANJO EDHE PËR MACEN”/ Murrizi “gjen” vilën e Metës dhe Kryemadhit në Gjirin e Lalzit

17 June, 2019 F.autor Politikë

Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi,  ka folur sot në seancën plenare lidhur me raportin vjetor të ILDKP-së.

Murrizi e ka kritikuar fortë raportin.

Ai e ka vënë theksin te mungesa e hetimeve të pasurive për njerëzit e politikës, që kanë, sipas tij, pasuri marramendëse.

Disa kanë “hale edhe për macet”, tha ai, duke nënkuptuar pasuritë e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, që janë përfolur për një vilë superluksoze në Gjirin e Lalzit, në të cilën kishin ndërtuar banjo edhe për macen e tyre.

Ndër të tjera ai përmendi se në raport janë edhe 53 persona me pasuri të dyshimtë, të cilët, shtoi Murrizi, duhet të merret vesh nëse janë ministra, deputetë, apo drejtor drejtorish.

“10 faqe të këtij raporti ia kushtoni sinjalizuesve, ose në një farë mënyre spiunëve.

Shqiptarët janë tejngopur me spiunë dhe nuk besoj se i intereson të merren më me këtë gjë.

Këtu vini për të raportuar për 2018, ndërsa vendosni shifra edhe për vitet 2013 dhe 2015.

Do doja që nëse ka ardh koha për të përgatitur një ligj për të përcaktuar punën e këtij institucioni.

Nëse kthehesh thjeshtë në një magazinë në të cilën dorëzohen thjesht disa formulare, atëherë kot që punohet.

Unë e shikoj institucionin tuaj si një paradhomë e SPAK-ut, organi pararojë i Prokurorisë.

Janë vjedhur 500 milionë leke në Rivierën e jugut, ju jeni për të parë se kush i ka marrë.

Politikanët dhe këtra që janë këtu kanë pasuri marramendëse, disa kanë edhe hale dhe për mace, ndaj ky Inspektoriat duhet të merret edhe me këto verifikime.

Shikoni se kush i ka ato sarajet, deputete, ministra, drejtore drejtorish, këta që kanë qenë dhe janë këtu, janë strehuar atje.

Me 70 punonjës ti ke mundësi të bësh një farë investigimi.

Shqiptarët shikojnë si u vidhen para nga taksat e tyre dhe ku ishim hiç gjëkundi.

Ndoshta ka ardhur koha të bëni një ligj të thjesht konkret.” ka thënë Murrizi ndër të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "META NUK FLET KOT"/ Deputeti i LSI: Në 30 qershor do të ketë atentate
Previous article FOTOLAJM/ Njeriu anti-krizë apo krizë?

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin Politikë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT