• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MËSIMI NË KUSHTET E COVID-19/ Tomini: Ja si do ndiqen rastet e dyshimta. Skenarët janë…
Home
Intervista

MËSIMI NË KUSHTET E COVID-19/ Tomini: Ja si do ndiqen rastet e dyshimta. Skenarët janë…

24 August, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Intervista, Sociale

Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, foli në një lidhje për “News24” lidhur me vendimin për hapjen e shkollave, ku sqaroi procedurat që do të ndiqen, por iu përgjigj edhe disa nga shqetësimet e prindërve, kryesisht për ata që çojnë fëmijët në klasat e para.

Tomini sqaroi se nga klasa e parë deri në të pestën rekomandohet mbajtja e maskave gjatë orëve të mësimit, ndërsa në klasat më lartë maska do të jetë e detyrueshme.

Gjithashtu, Tomini theksoi se do të ruhet distanca prej 1.5 metra mes nxënësve, do të ketë dezinfektantë në çdo klasë, si dhe do të izolohen menjëherë rastet e dyshuara dhe kontaktet e tyre.
Pjesë nga intervista:

Cfarë i pret fëmijët, si arritët në marrjen e këtij vendimi?
Eugena Tomini: Duke vlerësuar ecurinë e rasteve pozitive në grupmoshën nga klasa e parë deri në gjimnazë, që i përket një numri shumë të ulët, vendosëm të nisim vitin shkollor. Edhe karantina, ndarja e tepërt për shumë muaj, bënë që të merrnim këtë vendim. Nga klasa e parë deri në klasë të pestë është rekomanduar mbajtja e maskës në orët e mësimit. Do ketë orë mësimore jashtë ambienteve të klasës. Grupi tjetër, nga klasa e pestë deri në gjimnazë do të mbajnë në mënyrë të detyrueshme gjatë gjithë aktivitetit mësimor dhe jo vetëm maskën. Sa i përket distancës do të jetë jo më pak se 1.5 metra.

Sa do arrijnë ta ruajnë distancën nxënësit?
Duhet të angazhohen të gjitha strukturat. Janë mësuesit si një fytyrë unike, sidomos në klasat e fillores. Duhet pak durim, është një eksperiencë që e përballëm edhe me cerdhet, provimet e gjimnazit. Ndërgjegjësimi në klasat e para, të dyta e të treta, nuk do të jetë si në klasat më lart, por duhet pak durim nga mësuesit.

Dyert e shkollave do të mbyllen në mëngjes dhe nuk do të hapen më për të hyrë prindërit… Do matet temperatura e nxënësve, cfarë do bëhet nëse do ketë ndonjëri temperaturë të lartë?

Janë disa skenarë që do të bëhen të ditur në momentin e duhur. I takon Ministrisë së Arsimit vendimi. Sa i përket temperaturës, një fëmijë që ka temperaturë në shtëpi nuk do të niset fare për në shkollë. Nëse ndodh në ambientet e shkollës, sigurisht që do të lokalizohet dhe do të njoftohet prindi menjëherë për ta marrë fëmijën e për të vijuar zinxhirin e nxjekes së rastit të dyshuar.

Po formulari nga prindërit pse është i nevojshëm?
Për vetë faktin që një fëmijë të mos vijë në shkollë, nëse është rast kontakti të infektuari.

Si mund të ruhet distancimi i mësueve me nxënësit, sidomos të klasës së parë, kur duhet t’iu mbajë dorën për të shkruar?
Mësuesi është shumë e rëndësishme të jetë afër nxënësve, por kemi disa elementë, që të gjithë mësuesit nuk do të heqin maskën, pavarësisht distancës. Sigurisht elementët dezinfektantë do të jenë në cdo klasë.

A keni frikë se dicka mund të shkojë jo mirë dhe të kemi përhapje masive të virusit?
Parashikimet janë pjesë e punës sonë. Deri në daljen e vaksinës janë këto masa. Edhe nëse do të infektohet një numër i caktuar, do të izolohen dhe do të ndiqen të gjitha kontaktet. Do të mbetet nën vëzhgimin dhe nën alertin e të gjitha strukturave vendore.

Kur të vijë gripi i stinës, mos do të ketë përplasje me koronavirusin në organizëm?
Ky është një vit shumë i vështirë, edhe sa i përket gripit dhe Covid njëkohësisht. Program kombëtar i vaksinimit dhe institucionet e shëndetësisë janë në punë intensive për të vënë në dispozicion vaksinën e gripit sa më shpejt. Do të kemi një lloj mbrojtje kundrejt gripeve që kanë qenë dhe më parë. Do të ketë një impakt pozitiv sa i përket gripeve. Bashkëpunimi me prindërit është i domosdoshëm. Është një ndërgjegjësim i të gjithëve. Është shumë e rëndësishme të jemi të kujdesshëm për shëndetin.

Po me fakultetet cfarë do të bëhet?
Është drejt finalizimit edhe grupi i punës për universitetet dhe shumë shpejt edhe studentët do të qartësohen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA KLEA HUTA TEK OLTA GIXHARI/ 2020 ishte viti i personazheve shqiptarë që u bënë prindër për herë të parë (FOTO)
Previous article "DERI NË FUND"/ Këngëtari shqiptar gati për të kurorëzuar dashurinë, i propozon aktores turke (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT