• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MESHA E KRISHTLINDJES/ Besimtarët katolikë kremtojnë sot lindjen e Krishtit
Home
Sociale

MESHA E KRISHTLINDJES/ Besimtarët katolikë kremtojnë sot lindjen e Krishtit

25 December, 2017 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Besimtarët katolikë e ortodoksë festojnë sot Krishtlindjen, ditën e lindjes së Jezu Krishtit.

Pas darkës familjare, besimtarët katolikë me qirinj në duar i janë drejtuar Katedrales së “Shën Palit”, ku kanë pritur mes lutjesh mbërritjen e mesnatës që shënon 25-dhjetorin e shenjtë për ta, lindjen e Birit të Zotit. Besimtarët shkëmbyen urime për më shumë paqe, lumturi dhe harmoni.

Mesha u drejtua nga Imzot Xhorxh Frendo, i cili uroi besimtarët katolikë për më shumë paqe dashuri dhe mirësi.

“Është një festë e madhe, festa e familjes dhe dashurisë. Le të përkujdesemi që në këto ditë festive, të përjetojmë më thellë shenjtërinë dhe madhështinë e dhuratës së jetës që na e ka dhuruar Perëndia. Dhe për më tepër të shprehim mirënjohjen tonë me përpjekje të pandërprerë për zhvillimin e jetës shpirtërore”, tha Imzot Xhorxh Frendo.

“Me fytyrën e Jezusit shikojmë fytyrën e çdo njeriut. Jezuesi na ka urdhëruar të duam dhe respektojmë njëri tjetrin, vetëm kështu mund të gjejmë paqe” u shpreh Imzot Frendo.

HISTORIA E KRISHTLINDJEVE

Ashtu sikurse shumë elementë të tjerë mitologjikë, të pranuar për të stolisur e pasuruar Krishtërimin bashkëkohor, ndër të cilët arkeologët, historianët dhe teologët përmendin veçanërisht mitet mitraiste, zoroastriane, egjiptiane dhe babilonase, edhe festimet e Krishtlindjeve i kanë rrënjët, siç sqaron “The World Book Encyclopedia”, në festimet e lashta të festës së Saturnit, apo “Saturnaleve”, nga ana e romakëve parakristianë.

Festime të ngjashme vihen re tek Mitraizmi, i cili i ka fillimet e veta qysh në shekullin VI p.e.s. në Persi dhe Indi. Uilliam Edelen, në artikullin e tij “Christian Mythology”, vëren se Mitra, gjithashtu, kishte lindur nga një virgjëreshë, në prani të barinjve. Shpëtimtari i madh dhe perëndia Mitra, i adhuruar në Indi dhe në Persi, njihej me cilësime si “rruga”, “e vërteta”, “jeta”, “drita”, “fjala”, “biri i Zotit” dhe “Bariu i Mirë”. Ai përfytyrohej dhe paraqitej në arte vizuale me një qengj në krahë, ndërsa në besimin mitraist, njëlloj si në Krishtërimin bashkëkohor, dita e diel quhej “dita e Zotit”. Tek Mitraizmi, dita e 25 dhjetorit, e cila më vonë do t’i bashkangjitej traditës së Krishtlindjeve, përjetohej me festime madhështore, me këmbana, hymne, qirinj e shkëmbim dhuratash, ndërsa ndjekësit e këtij besimi merrnin pjesë në një meshë të posaçme.

Nga 25 dhjetori deri në ekuinoksin e pranverës (Estra apo Pashka), ekzistonte një 40 ditësh adhurimi e ritualesh që më vonë do të shndërrohej në kreshmën e krishterë. Edhe në Indinë e kohëve të lashta, 25 dhjetori pritej me festime të mëdha me karakter fetar. Shtëpitë zbukuroheshin me kurora lulesh e gjethesh, ndërsa njerëzit shkëmbenin dhurata e urime të shumta me njëri-tjetrin. Buda (Buddha) në Kinën e lashtë besohej të kishte lindur më 25 dhjetor, pas zbritjes së shpirtit të shenjtë mbi nënën e tij të virgjër, Maja. Më 25 dhjetor, egjiptianët e lashtë festonin lindjen e shpëtimtarit të tyre të madh, Horusit, zoti i dritës dhe biri i nënës virgjëreshë Isis, mbretëreshë e qiejve. Osirisi, perëndia i të vdekurve dhe i botës së nëndheshme në Egjiptin e lashtë, biri i një virgjëreshe të shenjtë, besohej të kishte lindur më 25 dhjetor.

Shumë kohë përpara konvertimit në Krishtërimin ortodoks, grekërit festonin 25 dhjetorin si ditën e lindjes së Herkulit, biri i zotit suprem të grekërve, Zeusit, të lindur përmes gruas së vdekshme, Alcmena. Bakusi romak, i njohur nga grekërit me emrin “Dionisi”, perëndi i verës dhe muzikës, besohej të kishte lindur, gjithashtu, më 25 dhjetor. Adonisi, një tjetër perëndi i ringjallur nga vdekja dhe i adhuruar nga grekërit e lashtë, kishte lindur mrekullisht më 25 dhjetor. Adhuruesit e tij organizonin çdo vit festime madhështore, ku përkujtonin plot simbolika e rituale vdekjen dhe ringjalljen e tij. Ceremonitë e lindjes së Adonisit, sipas të dhënave historike dhe arkeologjike, janë zhvilluar në të njëjtin vend dhe në të njëjtën shpellë ku sot besohet të ketë lindur Jezusi biblik. Edhe skandinavët parakristianë festonin “Krishtlindjen” e tyre më 25 dhjetor. Për ta kjo ditë shënonte ditën e lindjes së zotit të tyre të qiejve, Frejrit (Freyr), biri i perëndisë së lartë të qiejve, Odinit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ky është personazhi i njohur shqiptar që për Krishtlindje mori për dhuratë një ... Furçe (FOTO)
Previous article PARASHIKIMET E VITIT 2018/ Vullkane dhe temperatura të ulëta, këto janë ngjarjet që priten të ndodhin

g.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës Aktualitet

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT