Plot 52 orë në punë, duke u shërbyer pacientëve të plagosur nga shpërthimi i fuqishëm që tronditi Bejrutin. Bassam Osman, një kirurg tregoi për mënyrën sesi ai u kujdes për qindra pacientë në një spital, i cili gjithashtu ishte dëmtuar gjatë shpërthimit.
Ai e përshkroi vendin një kaos, tavanet dhe dritaret e spitalit ishin shkatërruar, shihje kudo njerëz të plagosur të gjakosur, që ulërinin nga dhimbjet. Tragjedia ndodhi rreth orës 5 pasdite, të martën pasi shpërthimit të 2,750 ton nitrat amoni. Vetëm 10 minuta mbas shpërthimit spitali u mbush plot, shkruan abcnews.al
“Duhej të improvizonim, duhej të bënim më të mirën tonë duke llogaritur edhe stafin e spitalit që kishim.”
Banorët, studentët, infermierët, nëpunësit, dhe stafi i spitalit u mblodhën për të ofruar ndihmë.
“Ky ishte një moment në të cilin e ndjeva veten me fat se i kisha të gjithë pranë”.
Trajtimi i pacientëve ishte i ndryshëm, kishte pacientë të cilët duhet ti kuronim për plage të lehta dhe të tjerë që kishin dëmtime në zemër.
‘Por të nesërmen, shumë prej pacientëve nuk ia dolën. Dukej sikur nuk do të mbaronte kurrë.
Duke përshkruar ndjenjat e tij, Osman si shumë të tjerë në Liban shprehu zhgënjimin ndaj udhëheqësve të vendit, të cilët janë konsideruar të korruptuar dhe të paaftë edhe para shpërthimit.
“Ndjenja më e madhe nuk është trishtimi, zemërimi apo dëshpërimi, por braktisja,” tha ai. “Tashmë kemi humbur të gjitha shpresat tek kjo qeveri”.