• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SEKUESTROHEN MBI 30 MIJË EURO DHE NJË AUTOMJET NË KAKAVIJË/ Nën hetim dy grekë, një italian dhe një shqiptar
Home
Aktualitet
Kronikë

SEKUESTROHEN MBI 30 MIJË EURO DHE NJË AUTOMJET NË KAKAVIJË/ Nën hetim dy grekë, një italian dhe një shqiptar

8 August, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia Kufitare e Kakavijës parandaloi dhe goditi dy raste të tentativës për transfertë të paligjshme të parave, 1 rast të trafikimit të mjeteve motorike dhe 1 rast për shkelje të ligjit për Kontrollin Kufitar.

Gjatë aksionit, policia procedoi penalisht edhe 4 shtetas, përkatësisht dy grekë, një italian dhe një shqiptar, si dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 30600 euro dhe 1 automjet i markës “Nissan”.

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të masave parandaluese të marra për goditjen pa kompromis të krimeve ndërkufitare, nga shërbimet e Policisë Kufitare në Stacionin e Policisë Kufitare Kakavijë dhe shërbimet doganore janë evidentuar dhe goditur 2 raste të mosdeklarimit të të hollave dhe 1 rast i trafikimit të mjeteve motorike.

Konkretisht:

Në hyrje të Republikës së Shqiperisë, është ndaluar për kontroll një automjet i markës “Nissan”, me drejtues shtetasin italian A. B., 37 vjeç, banues në Napoli, Itali. Ky automjet ka rezultuar i vjedhur në Itali dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Gjatë kontrollit të sendeve personale dhe bagazheve, në dalje të Republikës së Shqiperisë, shtetasit grek A. D., 46 vjeç, banues në Argos, Greqi, i janë gjetur të fshehura dhe i janë sekuestruar 20200 euro, të cilat nuk i deklaroi pranë autoriteteve doganore.

Po në dalje të Republikës së Shqiperisë është përzgjedhur për kontroll të detajuar shtetasi grek A. D., 30 vjeç, banues në Argos, Greqi, të cilit gjatë kontrollit në sendet personale i janë gjetur të fshehura 10400 euro, të cilat nuk i deklaroi pranë autoriteteve doganore.

Po kështu, krahas këtyre rasteve, është proceduar penalisht dhe është ndëshkuar administrativisht për shkelje të ligjit për Kontrollin Kufitar, shtetasi J. T., 33 vjeç, banues në Lezhë, i cili, për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe është konfliktuar me drejtuesin e një autobuzi.

Veprimet e para hetimore dhe procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve u kryen nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe një shtetas italian për trafikim të automjeteve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NJË NGA PASIGURITË MË TË MËDHA QË KAM PASUR..."/ Rrëfehet Klea Huta: Si ndryshoi jeta ime pasi u bëra nënë (FOTO)
Previous article MES GJAKUT DHE PLAGËVE/ 52 orë në punë pa ndërprerje, mjekun nuk e mbajnë më këmbët (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

POLICIA OPERACION NË LEZHË/ Zbulohet shtëpia e barit me 5 ambiente kultivimi, arrestohen dy persona Aktualitet

POLICIA OPERACION NË LEZHË/ Zbulohet shtëpia e barit me 5 ambiente kultivimi, arrestohen dy persona

EMRI/ Theu masën e arrestit shtëpiak dhe grabiti me dhunë farmacinë, arrestohet pas disa orësh ndjekjeje 45-vjeçari Aktualitet

EMRI/ Theu masën e arrestit shtëpiak dhe grabiti me dhunë farmacinë, arrestohet pas disa orësh ndjekjeje 45-vjeçari

BILANC TRAGJIK NË RRUGËT E ELBASANIT/ 13 persona humbin jetën në aksidente gjatë periudhës janar-korrik Aktualitet

BILANC TRAGJIK NË RRUGËT E ELBASANIT/ 13 persona humbin jetën në aksidente gjatë periudhës janar-korrik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT