Disa persona kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një parkingu hoteli në Tushemisht.
Për pasojë janë dëmtuar nga plumbat disa makina që kanë qenë të parkuara.
Mësohet se shënjestra ka qenë hoteli për të dërguar një paralajmërim për pronarin.
Nuk dihet ende se çfarë konflikti mund të kenë pasur autorët me personin në fjalë.
Ata janë larguar në drejtim të paditur, ndërkohë që policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre
Policia njofton se po punohet për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.
“Më datë 08.08.2020, rreth orës 05:00, në parkingun e nje hoteli në Tushemisht, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa mjeteve të parkuara, duke iu shkaktuar dëme materiale.
Nga ana e Policisë, po punohet intensivisht për identifikimin e kapjen e autorëve si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia