Qeveria ka shpallur këtë të premte gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike, pas krizës globale energjetike.
Në vendimin e Këshillit të Ministrave thuhet se gjendja e emergjencës do të zgjasë deri në 15 prill 2022, kur është edhe periudha që pritet të kulmojë kriza energjetike.
Në vendim thuhet se do të ngihet një grup ndërinstitucional për menaxhimin e emergjencës që drejtohet nga Zëvendëskryeministri dhe ka në përbërje ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, ministrin e Financave dhe Ekonomisë dhe çdo përfaqësues nga institucione të tjera, që vlerësohen të nevojshëm nga Zëvendëskryeministri.
Po ashtu menjëherë pas hyrjes së fuqi të vendimit do të pezullohen të gjitha planet e investimeve të KESH-it, OST-së dhe të OSHEE-së, përveç investimeve të domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë.
Sipas vendimit këto shoqëri të koordinojnë ushtrimin e aktivitetit, në përputhje me udhëzimet e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, me qëllim garantimin e pandërprerë të energjisë elektrike.
Nga ana tjetër në mënyrë që të shmanget rritja e menjëhershme faturës së energjisë si pasojë e importit, është ngarkuar Ministria e Financave që të sigurojë mekanizmat e duhur financiarë, me qëllim mundësimin e importit të energjisë për sigurimin e furnizimit të pandërprerë të energjisë elektrike.