• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MERR NË MBROTJE BASHËN/ Julian Deda: Beu i Surrelit po na vjedh propozimet
Home
Sociale

MERR NË MBROTJE BASHËN/ Julian Deda: Beu i Surrelit po na vjedh propozimet

19 March, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Aktori i humorit Julian Deda është përfshirë në debatin mes maxhorancës dhe opozitës për çështjen e propozimeve dhe masave për situatën e krijuar nga koronavirusi.

Në një postim në “Facebook”, Deda thotë se të gjithë e thonë se Lulzim Basha nuk po e shfrytëzon politikisht situatën dhe madje po sugjeron masa që janë të domosdoshme në këtë situatë duke iu përgjigjur dëshirës së publikut dhe thirrjes së kryeministrit. Por sipas tij, as kjo nuk i pëlqen Ramës për të cilin thotë se po i merr gjithë propozimet dhe i shet si të vetat.

“Duket qartë, madje e thonë të gjitha mediat, edhe ato të majta, që Luli nuk po e shfrytëzon politikisht këtë situatë.

Përkundrazi në vend të “Rama ik”, të cilës duhet t’i kthehet sapo të mbarojë kjo situatë, ai po përdor fuqinë e sugjerimeve për të marrë ato masa që ai mendon se janë të domosdoshme në këtë situatë pandemie.

Pra po respekton dëshirën e publikut, pse jo edhe thirrjen e Edit, për t’u bashkuar të gjithë kundër armikut të padukshëm.

Por as kjo nuk i pëlqen njishit të Surrelit. Edi përsëri gjen kohën dhe hapësirën për ta shpotitur, për ta ironizuar edhe këtë qasje të Bashës.

Pra kur opozita denoncon apo proteston, për Edin është opozitë pa ide, ndërsa kur opozita propozon, prapë për Edin është pa ide, edhe pse të gjitha idetë e opozitës i merr, i ndërron titullin dhe i shet si të vetat. Edhe këtë e thonë të gjitha mediat, edhe ato të majta. 😉”, shkruan Deda.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Rëndohet bilanci në Britaninë e Madhe, shkon në 144 numri i të vdekurve
Previous article NUK E KANË ME KORONAVIRUSIN/ Qytetarët në Prishtinë revoltë, zhurmë me tenxhere e tepsi në ballkonet e tyre, ja motivi (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BALLDREN/ Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori krutan (EMRAT) Aktualitet

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BALLDREN/ Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori krutan (EMRAT)

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit Aktualitet

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit

"KISHTE KALLASHNIKOV DHE ÇIFTE..."/ Dëshmia e çobanit “fundos” vrasësin e policit në Maliq Aktualitet

"KISHTE KALLASHNIKOV DHE ÇIFTE..."/ Dëshmia e çobanit “fundos” vrasësin e policit në Maliq

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT