• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MERR DETYRËN KOMANDANTI I POLICISË USHTARAKE/ Peleshi: Të shtojmë përgjegjësitë si aleatë të NATO-s
Home
Politikë

MERR DETYRËN KOMANDANTI I POLICISË USHTARAKE/ Peleshi: Të shtojmë përgjegjësitë si aleatë të NATO-s

8 February, 2022 s.autor Politikë

Kolonel Shkëlqim Çela ka marrë zyrtarisht detyrën e Komandantit të Policisë Ushtarake. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi theksoi rëndësinë që ka kjo strukturë si pjesë e Forcave të Armatosura.

“Forcat e Armatosura të Republikës Shqipërisë ne opinionin publik gëzojnë një reputacion pozitiv të lartë. Në shumë sondazhe dalin të parët në renditje pra, institucioni më i besueshëm për publikun. FA janë një garanci për sigurinë kombëtare e për këtë arsye për shkak të funksionit të tyre, rëndësisë së madhe që kanë, integriteti brenda të gjitha strukturave të FA është një element kyç. Ndaj sot jam i gëzuar që ne kemi përzgjedhur si komandant të batalionit të PU një kolonel, i cili është dalluar mes shokëve, kolegëve për përgjegjshmëri në kryerjen e detyrës, për përkushtim, integritetin me të cilin ka kryer të gjitha detyrat e mëparshme dhe kjo për ne, për mua personalisht përbën një garanci që në krye të komandës së PU kolonel Shkëlqim Çela si komandant i saj do të bëjë më të mirën, do na zbardhë faqen natyrisht edhe do ta ngrejë punën e bërë deri tani në një nivel më të lartë”, u shpreh ministri Peleshi.

Ministri I Mbrojtjes falenderoi edhe kolonel Jeminin, i cili për pothuajse 6 muaj drejtoi këtë batalion në detyrën e zv.komandantit. Z.Peleshi theksoi faktin se FA kanë marrë detyra të rëndësishme në misionet jashtë vendit në kuadër të NATO-s, si në Afganistan, Egje e së fundmi edhe në kampin e refugjatëve të Bechtel Enka. Ministri Peleshi tha se po i kushtohet rëndësi shumë e madhe rekrutimin në sasi dhe cilësi të të rinjve që duan të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura.

“Aktiviteti i FA është shumë herë më i madh, përgjegjësitë tona janë shumë herë më të mëdha sidomos në një situatë gjeopolitike që ka kompleksitetin, dinamikën e vet edhe po ndryshon në drejtime shpesh herë jo pozitive në rajone që nuk janë shumë larg nga ne dhe që na impaktojnë në mënyrë direkte apo indirekte edhe rajonin tonë të Ballkanit Perëndimor. Duke vendosur edhe në një kontekst më të gjerë puna e gjithësecilit prej jush, natyrisht duke respektuar të gjithë zinxhirin e komandimit, pra duke filluar nga komandantët e deri tek ushtari i pare është shumë e rëndësishme. Duhet ta kuptojmë përgjegjësinë dhe përgjegjshmërinë e shtuar që duhet të ketë gjithsecili prej nesh në FA duke mbajtur parasysh që jemi pjesë e aleancës së madhe ushtarake të NATO-s. Na duhet shumë punë për ta mbajtur me nder dhe për ta merituar këtë pozicion krahas më të mirëve dhe më të fortëve në kuptimin politik dhe ushtarak, na duhet të investojmë për të rritur standardet në të gjitha forcat tona, na duhet të rrisim kapacitetet, të plotësojmë objektivat”, u shpreh gjatë fjalës së tij, ministri Peleshi.

Kolonel Shkëlqim Çela ka mbajtur edhe detyra të tjera shumë të rëndësishme në Forcat e Armatosura si ajo e Shefit të Shtabit në Komandën Mbështetëse.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKZEKUTIMI I PASHKO UJKËS/ Familja ofron 25 mijë euro shpërblim për këdo që ndihmon në gjetjen e vrasësit
Previous article NGA DROGA, TE VJEDHJA E DHUNA NË FAMILJE/ Policia aksion, 9 të arrestuar në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së Politikë

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT