Familja e Pashko Ujkës ofron 25 mijë euro shpërblim për këdo që do të ofrojë ndihmë për gjetjen e autorit, të vrasjes së të afërmit të tyre. Kështu ka bërë me dije e bija e ish-deputetit, që egzekutua në mënyrë mafiozë në mes të qytetit të Shkodrës më 29 Nëntor 2021, Ledisia Ujka në emisionin Uniko.
Vrasja e deputeti Pashko Ujka është ende pa autor. Dy personat e dyshuar që u arrestuan fillimisht për vrasjen e biznesemenit, Kristjan Kelmendi dhe Marjan Kola, janë lënë të lirë nga gjykata e Shkallës së Parë. Në seancën për masën e sigurisë më 4 dhjetor autori i dyshuar Kristjan Kelmendi dhe shtetasi tjetër Marjan Kola kanë mohuar përpara gjykatës autorësinë e vrasjes duke thënë se ata kanë qenë në Kosovë. Pashko Ujka, ish-deputet dhe ish-kryetar i Velipojës, u vra me armë tip silenciator në sy të vëllait dhe bashkëshortes teksa po shëtiste në lulishte pranë Kisha Ortodokse në qendër të qytetit verior.
Pashk Ujka, gjatë legjislaturës 2005-2009, ishte deputet i PDK-së në parlamentin Shqiptar, madje ishte kryetar i këtij grupi parlamentar dhe pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike. Ndërsa në zgjedhjet e vitit 2009, ai doli pjesë e partisë Demokristiane që drejtohej nga Nikollë Lesi. Në zgjedhjet lokale 2011, Ujka kandidoi po nën siglën e PDK-së i mbështetur nga PS-ja në koalicionin për të ardhmen. Ujka ka shërbyer edhe si kryetar i komunës së Velipojës në vitet 2011- 2015 nën siglën e PS.


