• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Merkel kërkon nga Vuçiç që Serbia të arrijë marrëveshje me Kosovën: Ja si i përgjigjet ai
Home
Europë

Merkel kërkon nga Vuçiç që Serbia të arrijë marrëveshje me Kosovën: Ja si i përgjigjet ai

28 February, 2018 Redaktor2 Europë, Nderkombetare

Kancelarja gjermane Angela Merkel priti presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç. Presidenti serb tha se Serbia është e gatshme për një zgjidhje me Kosovën, nëse të dyja palët humbin diçka.

Kancelarja gjermane Angela Merkel pohon se Gjermania vazhdon ta mbështesë Serbinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Por Merkel e paralajmëroi Beogradin se në këtë rrugë duhet të zgjidhë problemin e raporteve me Kosovën. “Negociatat e anëtarësimit mund të jenë të suksesshme nëse vazhdojnë reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe normalizohen marrëdhëniet me Kosovën. Me Kosovën duhet të ketë marrëveshje kontraktuale”, theksoi Merkel duke shtuar se Gjermania nuk do të ndërmarrë ndonjë iniciativë në këtë drejtim.

Gjermania është një prej vendeve të cilat kanë kërkuar edhe hapur që Serbia ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe që në kuadër të procesit të dialogut në Bruksel, të nënshkruhet një marrëveshje gjithpërfshirëse dhe juridike për normalizimin e raporteve me Kosovën. Marrëveshja për normalizimin e raporteve me Kosovën është paraqitur në Bruksel si një prej kushteve kryesore për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Kancelarja Merkel theksoi se Gjermania e mbështet “perspektivën evropiane” të Serbisë. Ajo kërkoi edhe vazhdimin e luftës kundër korrupsionit si dhe reformave në këtë vend.

Vuçiq flet për problemet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pohon se nga kancelarja Merkel nuk i ka fshehur as problemet me të cilat po përballet Serbia. “Nuk kam fshehur nga kancelarja Merkel problemet me të cilat po ballafaqohemi. Serbia është gati për një zgjidhje me anë të së cilës të dyja palët humbasin diçka. Serbia nuk mund të jetë humbësja e vetme”, deklaroi Vuçiç në konferencën e përbashkët me kancelaren Merkel, pas takimit të tyre në Berlin.

Presidenti i Serbisë pohon se Gjermania nuk e mbështet Serbinë vetëm ekonomikisht, por edhe politikisht. Ai e quajti Gjermaninë një prej vendeve më të rëndësishme.

Presidenti i Serbisë u shpreh i vetëdijshëm që vendin e tij e presin detyra të shumta. Ndërsa ndër kushtet kryesore është realizimi i kapitujve 23 dhe 24 si dhe kërkesa për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.  “Serbia e di që rregullimi i raporteve me Kosovën është një pengesë e madhe në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, u shpreh Vuçiç./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dua Lipa kërcënohet me jetë: Më duan të vdekur
Previous article Tre astronautë kthehen në Tokë pas gjashtë muajve të misionit në Gjithësi

Redaktor2

Postime të ngjashme

ALARM NL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë” Botë

ALARM NL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë”

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor Botë

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut Botë

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT