• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MENAXHIMI I MBETJEVE/ Gati projekti për landfillin e dytë të madh në jug
Home
Sociale

MENAXHIMI I MBETJEVE/ Gati projekti për landfillin e dytë të madh në jug

11 September, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Jugu i vendit pritet të ketë një landfill të dytë të madh pas atij në Bajkaj, që përfshin menaxhimin e mbetjeve për Sarandën, Delvinën, Finiqin, Himarën dhe Konispolin.

Bashkia e Vlorës e ndihmuar nga banka gjermane KfW dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, që do të jenë investitorë, ka përzgjedhur që zona ku do të ndërtohet landfilli i dytë më i madh është ajo në fshatin Sherishtë në Kaninë.

Në raportin ku jepen detaje për këtë projekt sqarohet se aktualisht, në zonën e Vlorës, ekzistojnë vende të grumbullimit të mbetjeve në Vlorë dhe Orikum.

“Këto vend-depozitime do të mbyllen dhe do të rehabilitohen në kuadër të ndërtimit të këtij landfilli të ri. Bazuar në studimin e fizibilitetit të kryer për këtë projekt është zgjedhur si zona më e përshtatshme për zhvillimin e tij, zona në lindje të qytetit të Vlorës, në afërsi të fshatit Sherishtë njësia administrative Kaninë. Landfilli përfshin disa facilitete si për trajtimin e mbetjeve (ndarjen e tyre, zonë kompostimi facilitate të ripërdorimit të materialeve) të cilat do të merren në konsideratë gjatë hartimit të vlerësimit të ndikimit në mjedis. Për një menaxhim sa më të mirë të kullimit në landfill, ky i fundit do të mbushet me tre faza. Landfilli është projektuar për një periudhë prej 20 vjetësh”, thuhet në dokumentet e projektit.

I njëjti nënvizon se parashikohet që të zbatohet edhe një projekt pilot lidhur me grumbullimin e ndarë të mbetjeve dhe ngritjen e një fabrike të lidhur me këtë proces me një kapacitet 4200 tonë në vit.

“Gjatë një operacioni pilot do të përdoret ndarja me kthim nga ngarkuesi. Procesi nuk është i mbyllur dhe mundësitë e kontrollit të shkarkimit janë të kufizuara. Për më tepër, nëse përmbajtja e mbeturinave të gjelbra në materialin e inputit të impiantit të ndarjes është e ulët në krahasim me përmbajtjen e mbeturinave organike shtëpiake, atëherë në fabrikën e ndarjes do të shfaqen probleme serioze të aromave dhe kafshëve”, thuhet në raport.

Ai bën një analizë të alternativave të mundshme të trajtimit të këtij projekti.
Trualli në të cilën mendohet që të ndërtohet landfilli i përket aktualisht 40 familjeve, por është dhënë me qira në tre prej tyre, që kanë aktivitet në sektorin e blegtorisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË MALIQ/ Sherr me dy personave. Policia arreston të riun, plagosi 40 vjeçarin dhe...
Previous article ANKTH NË LONDË/ Chelsea rrezikon të humbasë spanjollin pa asnjë qindarkë

k.autor

Postime të ngjashme

NGJARJA TRAGJIKE NË MALIQ/ Policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës Aktualitet

NGJARJA TRAGJIKE NË MALIQ/ Policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

MBUSHËN SHKOLLAT E TIRANËS ME DROGË/ Dalin fotot e furnitorit dhe ish-policit Aktualitet

MBUSHËN SHKOLLAT E TIRANËS ME DROGË/ Dalin fotot e furnitorit dhe ish-policit

FTESA E RAMËS/ Kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për... Aktualitet

FTESA E RAMËS/ Kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT