• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Mediu APEL deputetëve: Ta nisim këtë sesion të ri duke ndrequr gabimet
Home
Shqipëri

Mediu APEL deputetëve: Ta nisim këtë sesion të ri duke ndrequr gabimet

15 January, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në nisje të sesionit të ri parlamentar ju bëri thirrje deputetëve të Kuvendit që të respektojnë kushtetutën dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë.

Ai tha se parlamenti duhet ta nisë punën duke korrigjuar shkeljet dhe antikushtetueshmërinë, siç ndodhi në mbyllje të sesionit të shkuar me një institucion shumë të rëndësishëm siç është ai i Prokurorisë së Përgjithshme.

Më tej Mediu tha se puna e Kuvendit duhet të ketë si qëllim përmbushjen e të gjitha standardeve për qytetarët shqiptarë dhe jo sa për ti bërë qejfin Brukseli.

‘Uroj që ky parlament të kthehet si parlament i qytetarëve shqiptare sepse deri tani është vetëm për interesa korruptive të drejtuar nga qeveria.

Ti kthehet deputetëve dhe jo thjeshtë qeverisë, e cila e kontrollon nëpërmjet mazhorancës. Për më keq e thashë dhe në mbledhjen e byrosë, është shumë e rëndësishme të themi se ky parlament nuk mund të jetë i gardës së republikës.

Aktet si aktet e dhjetorit jo vetëm janë të papranueshme por duhet të jenë të dënueshme. Së treti të kuptojmë rolin kushtetues, të respektojmë kushtetutën. Kushtetuta nuk është një paçavure që mund të shkelet në ço kohë, por mbron të drejta e qytetarëve.

Është shumë e rëndësime të respektojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ky parlament ka kohë që nuk do tja dijë për vendimet e gjykatës kushtetuese.

Ne jemi këtu për të respektuar Kushtetutën por mbi të gjitha të respektojmë të drejtat e qytetarëve tanë.

Veprimet ose mos veprimet tona vendosin të ardhmen tonë europiane. Jo duke menduar se me punën ton ë po kënaqim Brukselin, por me punën tonë të kënaqim qytetarët shqiptarë duke garantuar standarde më të mira, në mënyrë që ata të mos largohen por të qëndrojnë këtu. Europa për shqiptarët duhet të jetë europa e të drejtës së qytetarëve.

Në këtë kohë në Ballkan ka shumë rryma që bien ndesh me të ardhmen europiane të shqiptarëve. Uroj që të jemi në një moment reflektimi të përbashkët dhe të fillojmë duke korrigjuar ato padrejtësi që u bënë me një institucion siç është ai i prokurorisë së Përgjithshme.

Opozita ka një rol të rëndësishëm që të qëndrojë në krahë të kushtetutës dhe qytetarëve’. Tha Mediu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E akuzuan për photoshop/ Elita Rudi u mbyll gojën të gjithëve me këtë veprim
Previous article "Ktheu me mua ose vrava djalin, dhe veten", kërcënimet e shqiptarit drejt ish-gruas

F.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT