• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MEDIA BRITANIKE: BANDAT SHQIPTARE TE KRIMIT tashmë edhe në sallonet e thonjve në të gjithë MBRETERINE E BASHKUAR
Home
Breaking News

MEDIA BRITANIKE: BANDAT SHQIPTARE TE KRIMIT tashmë edhe në sallonet e thonjve në të gjithë MBRETERINE E BASHKUAR

29 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Bandat e krimit te organizuar tashme kane pushtuar edhe Sallonet e bukurisë sidomos ato te thonjve ne të gjithë Britaninë e Bashkuar.

Ata po përdorin sallonet për të pastruar paratë e nxjerra  nga fabrikat e kanabisit dhe prostitucioni gjithashtu perdorin “sklleverit” dhe levizjen ne sallone te ndryshme per ti shpetuar autoriteteve.

Sallonet e thonjve janë gjithashtu të lidhura me emigracionin e paligjshëm, thotë Agjencia Kombëtare e Krimit (AKK). Aktualisht po kryhen 500 hetime mbi skllavërinë moderne.

Shtetasit vietnamezë janë grupi i dytë më i madh i huaj i regjistruar si viktima të mundshme, pas shqiptarëve.

Dhe ka mundësi që dhjetëra fëmijë, janë kthyer sërish në duart e bandave pasi shpëtuan.

Sallonet për thonjtë, të cilët janë shtuar në Britani vitet e fundit, u lejojnë bandave të fshehin viktimat, thonë detektivët.

Adam Thompson, nga AKK dhe njësia e trafikimit të qenieve njerëzore tha: “Sallonët e manikyrit janë një nga zonat më të përhapura ku shohim viktima vietnameze, zakonisht meshkuj në moshë mjaft të re, rreth 18 ose 19 vjeç”.

Bandat i rekrutojnë ata nga Vietnami. Njerëzve u thuhet: “Ejani në Britani të Madhe, do të keni një punë mjaft të mirë, do të paguheni shumë dhe do keni para për t’ia dërguar familjes suaj”.

Ata më pas përdorin shërbimet e një bande të organizuar të emigracionit… përmes Kinës, Rusisë, pastaj në Evropë dhe më pas në Mbretërinë e Bashkuar, zakonisht në mënyrë klandestine në anën e pasme të një kamioni.

Pastaj ato do të lidhen me bandat në Britani të Madhe, të cilët do t’i dërgojnë të punojnë në një sallon manikyri.

 

Ai tha se bandat kanë zhvendosur viktima në të gjithë vendin, duke shtuar: “Disa prej tyre pretendojnë se janë fëmijë… ata do të shkojnë në kujdesin e shërbimeve sociale, por pastaj do të zhduken shumë shpejt, duke u shfaqur në pjesë të tjera të Britanisë së Madhe. Shërbimet tona të intelegjencës sugjerojnë se ka rrjete që veprojnë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, të cilat ka lidhje në një shpërndarje mjaft të gjerë gjeografike”.

AKK tha se rastet e punës së detyruar prekin “çdo qytet të madh” dhe në vitet e fundit ka pasur bastisje në sallonet e manikyrit në York, Berkshire dhe Torquay.

Në Vietnam, ka mijëra  studentë të etur për të lëvizur jashtë vendit.

Nuk dihet se sa sallone thonjsh vietnamezë janë në Britaninë e Madhe, por Royal Mail ka zbuluar se në vitin 2016 janë hapur më shumë sallone bukurie se çdo biznes tjetër i pavarur.

Në Derby ekzistojnë pesë sallone të ndryshme manikyri, të gjithë punësojnë të rinj vietnamezë dhe ofrojnë shërbime që fillojnë nga vetëm 10 paund, shtatë ditë në javë.

Pagesa bëhet vetëm në para në dorë dhe ka pak ndërveprim mes klientëve dhe stafit.

Në vitin 2017, gjithsej 5,145 njerëz u regjistruan në Mekanizmin Kombëtar të Referimit si viktima të mundshme të skllavërisë – 739 ishin vietnamezë, grupi i tretë më i lartë pas shqiptarëve dhe britanikëve.

Shtetasit vietnamezë përbënin numrin më të madh të viktimave të shfrytëzimit të punës dhe ishin referuar 362 fëmijë vietnamezë, nga 277 në vitin 2016.

Shifrat e lëshuara vitin e kaluar treguan se më shumë se 152 fëmijë vietnamezë në kujdesin e këshillit ishin zhdukur që nga viti 2015. Shumë prej tyre u zhdukën brenda dy ditëve.

Anti-skllavëria bamirëse “Të padukshmit” këshillon klientët e salloneve të manikyrit të vërejë nëse punëtorët e stafit duken të tërhequr ose jo të gatshëm për të punuar.

Burimi: Daily Mail

Përktheu:AlpeNews.al 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kovaçev: Shqipëria partnere e fuqishme e BE-së, anëtarësimi i 6 vendeve ballkanike do ta rigjallërojë unionin
Previous article I PREKUR Albano Bogdo jep lajmin SHOKUES/ Heq dorë përfundimisht nga AKTRIMI sepse...(VIDEO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

AFRIM TOLA PARAQITET NË SPAK/ Ish-ministri Pango: Nuk mbaj mend çfarë kam bërë 18 vite më parë Aktualitet

AFRIM TOLA PARAQITET NË SPAK/ Ish-ministri Pango: Nuk mbaj mend çfarë kam bërë 18 vite më parë

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT