Detaje të reja lidhur me sulmin e ndodhur në një lokal në Kavajë, ku i riu Rizan Aliu rrahu dhe plagosi me thikë të moshuarin Besnik Çelmetën. Gazetari Arsen Rusta raporton se shkak për sherrin nuk është bërë hedhja e mbeturinave, siç është raportuar një ditë më parë, por për motive konkurrence. Kjo sepse Aliu dhe Çelmeta kanë lokalet ngjitur me njëri- tjetrin. Autori i sulmit, Rizan Aliu është ende në kërkim, teksa po punohet për kapjen e tij!
Videoja ku i riu dhunonte të moshuarin dhe më pas e plagosi me thikë ishte kryefjalë e ditës së djeshme. Si ngjarje ajo është regjistruar në datë 17 shtator rreth orës 19:46, por videoja është publikuar disa ditë më pas. Aliu i pashqetësuar se në krah të tij ishte dhe vajza e vogël, ka shkuar dhe ka rrahur barbarisht të moshuritn, i cili nuk i kundërpërgjigjet, por vetëm vetrëmbrohet, dhe më pas me një thikë që ishte në banakun e lokalit e ka qëlluar atë. Ngjarja u regjistruar brenda pak sekondave, kur për të shuar sherrin ndërhyrë edhe klientë në lokal, por që më pas kur e panë që mori thikën u distancuar.
Besnik Çelmeta pësoi fraktura të shumta në kokë, fytyrë dhe në gjymtyrë. Por interesuar pranë spitalit të Kavajës, mësohet se pas të enjtes që mori ndihmën e parë, Celemeta qëndroi i shtruar në spital për 2 ditë dhe prej së shtunës tashmë ndodhet pranë familjes së tij në gjendje të mirë shëndetësore.