• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
IU BË ATENTAT NË BREGDETIN ITALIAN/ Indetifikohet shqiptari, rrezikon të paralizohet, lidhja e tij me trafikun e drogës
Home
Aktualitet
Kronikë

IU BË ATENTAT NË BREGDETIN ITALIAN/ Indetifikohet shqiptari, rrezikon të paralizohet, lidhja e tij me trafikun e drogës

21 September, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Shqiptari i cili u qëllua ditën e djeshme me armë zjarri teksa po kalonte fundjavën në bregdet, është në gjendje të rënduar shëndetësore. Mediat italiane së fundmi kanë zbuluar emrin e shqiptarit që iu bë atentat në mes të plazhit në Itali rreth orës 10:00 të së dielës. Mësohet se emri i tij është Selavdi Shehaj, 38 vjeç, shoqërues i pronarit të biznesit ‘Bora Bora Beach’ në bregdetin e Sirenave në Torvaianica.

Shtetasi shqiptar i cili kishte një histori me trafikun e drogës u qëllua pas shpine dhe rrezikon të paralizohet. Ndërkohë policia italiane është në kërkim të burrave që arritën në plazh me një motoçikletë skuter dhe qëlluan drejt shqiptarit.

Mësohet se Shehaj sapo kishte mbaruar një arrest shtëpie dhe kishte një histori droge në të kaluarën etij. Pikërisht aty, në të kaluarën, po përqendrohen tashmë hetimet e karabinierëve të Pomezia, hetime të shtrira në në 360 gradë.

Janë dashur 4 orë operacion për neurokirurgët dhe kirurgët torakalë të spitalit San Camillo në Romë për të nxjerrë plumbin nga zona e qafës së shqiptqarit, i cili dëmtoi palcën kurrizore. Për këtë arsye gjendja e tij shëndetësore mbetet shumë e rëndë deri më tani dhe rrezikon të paralizohet.

Ndërkohë, policia ka marrë në pyetje dëshmitarët e pranishëm në ato momente dhe qytetarët që filmuan gjithë ngjarjen. Për momentin, asnjë hipotezë nuk përjashtohet, përfshirë atë të përplasjeve për pazaret e drogës.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e djeshme në Itali, ku dy burrat e maskuar plagosën shqiptarin dhe u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INSTITUCIONET PUBLIKE NË KUÇOVË PREKEN NGA COVID-19/ Infektohet një edukatore dhe fëmija e saj 5-vjeçe, si dhe punonjësja e fasonerisë
Previous article ME VAJZËN E VOGËL PËR DORE DHUNOI E PLAGOSI ME THIKË FQINJIN/ Shkak konkurrenca mes njëri- tjetrin, jo hedhja e plehrave! Autori ende në kërkim

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË LEZHË-MILOT/ Humb jetën këmbësori 50-vjeçar! Dyshohet se i preu rrugën makinës Aktualitet

AKSIDENT NË LEZHË-MILOT/ Humb jetën këmbësori 50-vjeçar! Dyshohet se i preu rrugën makinës

ZJARR NË RRIBAN TË MALLAKASTRËS/ Terreni vështirëson ndërhyrjen e shpejtë Aktualitet

ZJARR NË RRIBAN TË MALLAKASTRËS/ Terreni vështirëson ndërhyrjen e shpejtë

ZJARR NË NJË PALLAT NË GOLEM/ Përfshihet nga flakët një apartament, çfarë dyshohet Aktualitet

ZJARR NË NJË PALLAT NË GOLEM/ Përfshihet nga flakët një apartament, çfarë dyshohet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT