Me urdhër të SPAK, është arrestuar kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka. Burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com bëjnë me dije se në pranga kanë rënë edhe dy avokatë, Radovan Çela dhe Astrit Vladi.
Ndërkohë, po me urdhër të SPAK është arrestuar edhe ish-Oficerja e Policisë Gjyqësore, Eriona Dautaj, aktualisht studente e magjistraturës.


