Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Brescia të Italisë.
Bëhet me dije se një shqiptar 32-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë automobilistik.
Sipas mediave italiane, i riu me origjinë shqiptare, u përplas me disa mjete të tjera teksa po udhëtonte me shpejtësi të madhe me automjetin tip “Porsche”.
Ndër të tjera mësohet se i riu i lindur në Verona u përplas me disa automjete të tjera dhe shkaktoi plagosjen e 7 personave.
Gruaja që ishte në makinë me shqiptarin ka mbetur e plagosur rëndë.
Policia vijon ende po heton rastin për të identifikuar shkakun e aksidentit të rëndë.


