• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË RREZIKOHET JETA NGA ALDO BARE”/ Laert Haxhiu refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë, mohon të jetë atentatori i masakrës së Lushnjës
Home
Aktualitet
Kronikë

“MË RREZIKOHET JETA NGA ALDO BARE”/ Laert Haxhiu refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë, mohon të jetë atentatori i masakrës së Lushnjës

27 May, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Laert Haxhiu, i riu nga Lushnja që u arrestua në Greqi, ka mohuar të jetë autor i masakrës së Lushnjës me dy të vrarë. Ai ka dalë para gjykatës ditën e djeshme ku është njohur me akuzat ndaj tij si dhe me urdhër-arrestin e lëshuar nga Shqipëria. Por i arrestuari i ka thënë Gjykatës së Janinës se në fakt ai nuk duhej të kthehej në Shqipëri pasi atij i rrezikohet jeta nga rivalët e tij që janë banda e Aldo Bares. Për pasojë, gjykata i ka caktuar burg me afat të fortit të Lushnjës, ndërkohë që këtë kohë afati ai do ta kalojë në burgun e Koridhalos, në Athinë. Në sallën e gjyqit mësohet se ka qenë edhe avokati i tij mbrojtës, ndërsa nga institucionet tona pretendohet se procesi i ekstradimit do të jetë i mundshëm, edhe pse ne në fakt nuk e kemi një të tillë.

Megjithatë ndaj të riut ekzistojnë dyshime të forta që ai është personi që organizoi atë sulm fatal me armë ndaj të birit të Ramadan Shkurtit, personit që u vra në marsin e ’97-s, duke krijuar aty një prej bandave më famëkeqe në vend bashkë me rivalitetin mes palëve.

Ky rivalitet vijon sot e kësaj dite, ndërkohë që numri i të vrarëve mes tyre është me dhjetëra, beteja vazhdon prej më shumë se 26 vjetëve.

GJYQI NË JANINË

Gjykata e Janinës ka liruar nga tre akuzat në shtetin grek Laert Haxhiun dhe ka caktuar masën ‘arrest me burg’ me 40 ditë afat në lidhje me kërkesën e Shqipërisë për ekstradim. Haxhiu i cili u arrestua pak ditë më parë në Greqi, doli dje para gjykatës në Janinë, gjykatë e cila e liroi nga akuzat e kryera në shtetin fqinjë, që ishin falsifikimi i pasaportës, kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë dhe kalim i paligjshëm i kufirit.

Tashmë pritet që të zhvillohet një seancë e dytë në gjykatën e Janinës, me objekt shqyrtimin e kërkesës së palës shqiptare për ta ekstraduar atë në Shqipëri. Sipas të dhënave, një seancë e dytë do të zhvillohet në këtë gjykatë, me objekt shqyrtimin e kërkesës së palës sonë për ta ekstraduar atë në Shqipëri, shkruan panorama.

Arsyeja e qëndrimit të Haxhiut në Greqi, lidhet me faktin se ai kishte dy anëtarë të familjes së tij atje. 31-vjeçari u dërgua në një burg të Sigurisë së Lartë në Greqi, në Koridhalos dhe sipas të dhënave të medias greke Laert Haxhiu nuk i pranoi akuzat dhe nuk dëshiron që të ekstradohet por kërkon të qëndrojë në Greqi.

Çështja do të shkojë në këshillin e Apelit për të vendosur pro ose kundër ekstradimit të tij dhe më pas në Gjykatën e Lartë. Laert Haxhiu dyshohet se është atentatori kryesor i ngjarjes së 11 shtatorit 2017, ku në qendër të qytetit të Lushnjës u vranë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.

Haxhiu dyshohet se ka qenë edhe autori kryesor i plagosjes me pistoletë të Saimo Xheliut, ngjarje e ndodhur me 25 shtator të 2016-s, ku po në të njëjtin vit ai ka tentuar që të ekzekutojë edhe nipin e Aldo Bares, Xhuljo Shkurti në qendër të Lushnjës. Ai është dënuar nga Gjykata e Lushnjës me 18 vite burg për vrasje të mbetur të tentative, dosje që sipas të dhënave është ende në Gjykatën e Lartë.

Burime nga SPAK kanë bërë me dije se ia kanë përcjellë materialet për 31-vjeçarin, Ministrisë së Drejtësisë ndërsa kjo e fundit përmes letërporosisë ia ka përcjellë drejtësisë greke. Për masakrën e Lushnjës Gjykata e Posaçme ka dhënë dy burgime të përjetshme për Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshi, ndërsa është ende në proces gjyqi për Laert Haxhiun.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË PAK KRIPË QË..."/ Mos i thoni kurrë ‘Jo’ një fetë bukë në mëngjes!
Previous article "JAM E BUKUR..."/ Fjolla Morina heq dorë nga filtrat në rrjetet sociale, ja mesazhi që përcjell

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Vodhi katër biznese në Fier gjatë muajit tetor, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Vodhi katër biznese në Fier gjatë muajit tetor, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

VRAU SHQIPTARIN DHE E HODHI NË PUS/ 29-vjeçari italian rrëfen konfliktin: Më kërkoi borxhin e 1500 eurove! E qëllova 3 herë në gjoks me pistole Aktualitet

VRAU SHQIPTARIN DHE E HODHI NË PUS/ 29-vjeçari italian rrëfen konfliktin: Më kërkoi borxhin e 1500 eurove! E qëllova 3 herë në gjoks me pistole

U PLAGOS NË SY GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli reagon sërish nga spitali në Itali: Po përballem me një sfidë tjetër për shikimin, faleminderit që… Aktualitet

U PLAGOS NË SY GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli reagon sërish nga spitali në Itali: Po përballem me një sfidë tjetër për shikimin, faleminderit që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT