• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ME NJË KLIK GJEN NJË MIK”/ Qytetari ankohet në platformë, përfiton rillogaritjen e pensionit
Home
Politikë

“ME NJË KLIK GJEN NJË MIK”/ Qytetari ankohet në platformë, përfiton rillogaritjen e pensionit

27 March, 2019 F.autor Politikë

Platforma e bashkëqeverisjes është faktuar në vijimësi si një instrument për zgjidhjen e problemeve me rillogaritjen e masës së pensioneve.

I tillë ishte edhe rasti i paraqitur sot në takimin javor të Kryeministrit Edi Rama me koordinatorët e bashkëqeverisjes, ku prezantohen rastet e ankesave të qytetarëve që kanë marrë zgjidhje përmes platformës.

Qytetari Fisnik Pula, i është drejtuar dy herë platformës së bashkëqeverisjes duke marrë zgjidhje në të dyja rastet.

Herën e parë, ai iu drejtua platformës për rillogaritjen e masës së pensionit, duke përfituar rritje të pensionit dhe diferencat kreditore në shumën 171.726 lekë.

“Faleminderit që na zgjidhni hallet e mbartuara prej 30 vitesh. Unë jam 73 vjeç dhe kam 60 vite punë prej të cilave 30 vjet në Kinostudio si piktor i filmit artistik dhe pjesën tjetër mekanik në torno, ku kam nisur punë në moshën 13 vjeçare. 8 vjet më parë dola në pension, një pension qesharak prej 90 mijë lekësh të vjetra. Kujt nuk iu drejtova për këtë hall dhe as përgjigje nuk mora, por sapo doli portali iu drejtova menjëherë dhe u befasova me shpejtësinë me të cilën mu përgjigjën”, tha ai.

Po ashtu ai iu drejtua platformës edhe për rillogaritjen e masës së pensionit së bashkëshortes së tij, Mirjana Pula, me argumentin se pensioni ishte minimal dhe jo në përputhje me kontributet e derdhura në vite.

Pas ankesës u konstatua se masa e pensionit duhej rivlerësuar sipas legjislacionit dhe nga kjo Mirjana ka përfituar rritje të masës së pensionit dhe tepricën kreditore përkatëse.

Qytetari iu drejtua platformës në datën 21 shkurt 2019 dhe mori zgjidhje më datë 19 mars 2019.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se gjithçka po bëhet pas mundësisë që na dha sovrani për një mandat pa të tjerë në prehër. “Nuk do të kishte portal që i bënte derman këtij mileti, nëse ankesa do të përlasej me fundin e tepsisë së tyre”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FURTUNA NË MINISTRINË E EKONOMISË/ Shkarkohen drejtoreshat e Tatimeve dhe Doganave, zbulohet kush i zëvendëson (EMRAT)
Previous article "LULI BËN JEHONË NË MEDIAT AMERIKANE"/ Mother Jones: Basha në prokurori për pagesat e firmës me lidhje ruse

F.autor

Postime të ngjashme

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu Breaking News

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu

"ATA ME KAPUÇ, DO T'I NDJEKIM KËMBA KËMBËS"/ Rama: Kujtuan se u bë deti kos Politikë

"ATA ME KAPUÇ, DO T'I NDJEKIM KËMBA KËMBËS"/ Rama: Kujtuan se u bë deti kos

FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin Politikë

FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT