• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“LULI BËN JEHONË NË MEDIAT AMERIKANE”/ Mother Jones: Basha në prokurori për pagesat e firmës me lidhje ruse
Home
Politikë

“LULI BËN JEHONË NË MEDIAT AMERIKANE”/ Mother Jones: Basha në prokurori për pagesat e firmës me lidhje ruse

27 March, 2019 F.autor Politikë

Revista amerikane “Mother Jones” ka pasqyruar zhvillimet e fundit në Shqipëri pas publikimit të saj me të dhënat që ngrinin dyshime se një kompani me lidhje ruse kishte financuar lobimin e PD-së në SHBA në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2017. Revista shkruan për thirrjen në prokurori të kreut të PD, Lulzim Basha dhe për reagimet e palëve lidhur me këtë proces. Sipas Mother Jones, ky hetim në Shqipëri nisi pas publikimit të shkrimit të saj në mars 2018.

Mother Jones

“Prokurorët shqiptarë morën në pyetje të hënën kreun e Partisë Demokratike në Shqipëri në lidhje me një pagesë mbi 600 mijë euro që raportohet se kjo parti i ka bërë në 2017 lobuesit republikan në Uashington Nick Muzin. Përmes këtyre pagesave u bë e mundur që lideri demokrat Lulzim Basha të realizojë një fotografi me presidentin amerikan Donald Trump dhe takime me anëtarë të Kongresit Amerikan. Të gjitha këto për të përmirësuar imazhin e Partisë Demokratike, e cila pësoi një humbje të hidhur përballë Partisë Socialiste në pushtet”, shkruan Mother Jones.
Revista iu referohet deklaratës së prokurorëve shqiptarë të cilët thanë se kanë marrë letërporosi nga autoritetet në SHBA dhe Skoci, ku kërkohet informacion për pagesat e bëra nga PD dhe kompania guackë Biniatta Trade për kompaninë lobuese të Nick Muzin. Prokurorët dyshojnë se partia e drejtuar nga Basha ka shkelur ligjet e vendit duke mos deklaruar 650 mijë dollarë që i ka paguar për lobim në SHBA.

Po sipas shkrimit të sotëm të revistës, nga hetimet ekzistojnë dyshime të bazuara në prova se ka diferencë të madhe mes deklarimit zyrtar të shpreznimeve nga PD dhe shpenzimeve të vërteta që jjanë përdorur. Prokurorët thonë se PD ka deklaruar vetëm 25 mijë dollarë shpenzime dhe jo 650 mijë dollarë. Ndërkohë Lulzim Basha mohon të ketë shkelur ligjet.
Mother Jones përmend edhe letrën që kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri i dërgoi prokurorisë pak ditë më parë ku pretendonte se ky hetim është motivuar politikisht si një hakmarrje për rolin e PD në protestat e opozitës.

Në mars të vitit 2018, Mother Jones raportoi se Biniatta Trade që u pagua nga Muzin për të ndihmuar PD, u krijua nga dy kompani guackë me seli në Beliz të kontrolluara nga dy firma të tjera nën drejtimin e dy rusëve. Këto lidhje nuk zbuluan përfshirje të qeverisë rusë, por sipas Mother Jones mbështetja financiare që Biniata Trade i dha PD erdhi pasi Basha po shkonte konform linjës nacionaliste anti-evropiane që Rusia ka tentuar ta përhapë në Ballkan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ME NJË KLIK GJEN NJË MIK"/ Qytetari ankohet në platformë, përfiton rillogaritjen e pensionit
Previous article SYNON PËRFORCIME TË MËDHA NË VERË/ "Djajtë e Kuq" gati të pranojnë gjithçka për kampionin e botës...

F.autor

Postime të ngjashme

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu Breaking News

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu

"ATA ME KAPUÇ, DO T'I NDJEKIM KËMBA KËMBËS"/ Rama: Kujtuan se u bë deti kos Politikë

"ATA ME KAPUÇ, DO T'I NDJEKIM KËMBA KËMBËS"/ Rama: Kujtuan se u bë deti kos

FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin Politikë

FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT