26-vjeçari Ibrahim Lici është i dyshuari kryesor si “truri” i ekzekutimit të vëllezërve Bilali. I riu nuk është një emër i panjohur për autoritetet.
Në 2017, ai u arrestua në një operacion të bujshëm, si pjesë e një bande që vendosnin gjoba ndaj tregtarëve në Shkodër. Por disa muaj më vonë i dyshuar si kreu i kësaj bande gjobëvënësish u lirua nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda.
Tregtarët në një deklaratë noteriale të dhënë në atë kohë shprehen se grupi i Ibrahim e Muhamet Licit ishin të kontaktuar për të ruajtur tregun, duke qenë se ata ofronin shërbim më të lirë krahasuar me policinë private.
Ibrahim Lici 26 vjeç i dyshuar si personi që më 30 mars 209 vrau në një atentat vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali, është djali i Mustafa Licit. Ky i fundit është anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës.
Ndërkohë që për ekzekutimin e 30 marsit të Astrit dhe Brahim Bilalit policia ka vënë në pranga dy persona. Ata janë 29-vjeçari Arsen Stojku si dhe 23-vjeçari Myslim Rama.
Vëllezërit Bilali u qëlluan sapo dolën nga banesa. Pranë trupit të viktimës Astrit Bilali u gjend një armë pistoletë me të cilën dyshohet se i ndjeri u kundërpërgjigj ndaj atentatorëve.
Astrit Bilali ishte babai i ish-boksierit Asmer Bilali, i arrestuar si pjesë e grupit kriminal Bajri në Shkodër.
AlpeNews.al ka siguruar FOTON, e “kokës” që kryen vrasjen e vëllezërve Bilali:
Përgatiti: AlpeNews.al