• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Për krizën politike që e ka emrin: “Opozita e Bashkuar”!
Home
Politikë

Për krizën politike që e ka emrin: “Opozita e Bashkuar”!

26 April, 2019 F.autor Politikë

Dështimi i protestës së radhës së “Opozitës së Bashkuar” nëpërmjet bllokimit të 5 akseve rrugore të vendit, shënoi edhe zyrtarizimin e krizës së saj politike.
Ka disa prova të qenësishme që e dëshmojnë këtë:
1.- Pas dështimit të asaj që dy muaj më parë cilësohej si “revolucion popullor”, u kalua tek termi i ri “mosbindje civile”. Edhe në këtë rast dështimi është i sigurtë, sepse si në rastin e parë ashtu edhe dje, është e qartë për të gjithë se edhe revolucionet edhe mosbindjen civile i bëjnë qytetarët. Masat, Njerëzit. Populli. Nuk i bëjnë elitat politike. Nuk i bëjnë partitë. Nuk i bëjnë militantët. Ato nuk bëhen as me urdhëra liderësh në halle personale. As duke caktuar data, orë e vënde. Si revolucionet ashtu edhe mosbindja civile, bëhen nga qytetarët e revoltuar për hallet e tyre.
2.- PD është në krizë sepse sot, përveç të tjerash, ajo është më e përçarë se kurrë. Sot kemi një grup të ri parlamentar me deputetë të kësaj Partie në Parlament, ndërkohë që pjesa tjetër i dogji mandatet dhe ndodhet jashtë sistemit. Sot kemi një PD të re, me emrin Bindja Demokratike, me kryetar ish Nr. 2 të PD që ka qenë edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të kësaj partie dhe rivali i Lulzim Bashës për kreu e saj. Sot kemi të tjerë deputetë nga listat e PD që janë futur e do futen në Parlament, ndërkohë që kjo parti doli edhe jashtë procesit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Sot kemi kryetar bashkish të kësaj partie që pritet të kandidojnë në këto zgjedhje apo ish deputetë të saj që janë regjistruar si kandidatë të pavarur për kryetar bashkie.
3. Sot kemi një parti si LSI që iu plotësuan të gjitha vendet e lëna bosh në Parlament nga deputetë të listave zyrtare të kësaj partie. Sot kemi një LSI të demoralizuar totalisht. E pranuar kjo edhe me gojën e vetë Kryetares Monika Kryemadhi e cila deklaroi se “njerëzit e LSI duhet të zgjohen nga gjumi, jo duke ndejur me njëri-tjetrin… Duhet të takojmë njerëzit që kanë qenë viktima të makinerisë së propagandës së Edi Ramës”
4.- Sot kemi një “Opozitë të Bashkuar”, me 4 parti të tjera vetëm me kryetarë por pa anëtarë, që herë kërkojnë shpëtim herë duke kërcënuar me një 1997 të re dhe herë duke kërkuar tryeza nga Presidenti tani që u dogj afati i regjistrimit të tyre në KQZ.
Pas protestës së djeshme, aq pak interes publik kishte aksioni më i rëndësishëm i opozitës për këtë javë, sa asnjë prej emisioneve të debateve politikë televizive nuk u mor me të.
Kaq mjafton për të kuptuar se kriza politike e “Opozitës së Bashkuar” këtë radhës është jo vetëm e thellë, por edhe e pa shpresë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRABITJA NË RINAS/ I pesti i arrestuar, Gjykata lë në burg 32-vjeçarin (EMRI)
Previous article "ME KALLASH DHE KAPUÇA"/ Kush ishte “TRURI” i ekzekutimit të vëllezërve BILALI në Shkodër, djali i politikanit... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT