• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MË FAL…”/ Del FOTO e 21-vjeçarit që vrau 10 persona në Austri! I dërgoi videomesazh nënës pak para masakrës
Home
Nderkombetare

“MË FAL…”/ Del FOTO e 21-vjeçarit që vrau 10 persona në Austri! I dërgoi videomesazh nënës pak para masakrës

11 June, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Është publikuar fotoja e 21-vjeçarit Arthur A., autor i masakrës që tronditi Austrinë një ditë më parë, kur ai vrau dhjetë persona – nëntë nxënës dhe një mësues – përpara se të vriste veten brenda ambienteve të një shkolle në Graz.

I riu jetonte me nënën e tij të divorcuar me origjinë austriake, ndërsa babai është me origjinë armene. Mediat austriake raportojnë se përpara se të kryente sulmin, Arthur kishte regjistruar një video dhe ia kishte dërguar nënës së tij, duke i kërkuar falje për atë që do të ndodhte dhe duke e falënderuar për kujdesin që kishte marrë prej saj ndër vite. Nëna e autorit e hapi videon 24 minuta pasi e kishte marrë, në një kohë kur sulmi ishte tashmë kryer dhe i biri kishte ndërruar jetë.

Arthur A. la gjithashtu një letër, ku akuzonte shkollën për ngacmim dhe kërkonte që të kujdeseshin për macen e tij, me të cilën shfaqej në një prej fotove të publikuara nga mediat.

Sipas autoriteteve, 21-vjeçari posedonte një leje për armë, por jo për armë zjarri. Në Austri, blerja e pushkëve është e ligjshme për personat mbi 18 vjeç, ndërsa për armët e zjarrit kërkohet vlerësim psikiatrik.

Viktimat e masakrës ishin kryesisht të rinj të moshës 15 deri në 17 vjeç, ndërsa një prej tyre ishte vetëm 14 vjeç. Mes viktimave është edhe një mësues 59-vjeçar. Autoritetet vijojnë hetimet për të kuptuar më në thellësi motivet që e çuan të riun drejt këtij akti tragjik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI NDAJ MIKUT TË ALDO BARES/ Tafani: Laerti më urdhëroi të vrisja Kujtim Metën, më tregoi foton e tij! E qëllova 8 herë, por...
Previous article NGA VEZA TE PATATET E ËMBLA/ Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

s.autor

Postime të ngjashme

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore Botë

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit Botë

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump Botë

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT