• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Më di emrin e të fejuarit”/ Farmacistes në Tiranë i nxihet jeta nga 70-vjeçari, përfundon me trombozë në spital
Home
Breaking News

“Më di emrin e të fejuarit”/ Farmacistes në Tiranë i nxihet jeta nga 70-vjeçari, përfundon me trombozë në spital

24 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit burg një 70-vjeçar, pasi është kthyer në makth për një farmaciste. Bëhet fjalë për shtetasin Jorgo P., i cili ka përndjekur për një kohë shumë të gjatë një farmaciste, shkruan “Panorama”.

Ngjarja ka ndodhur vitin që shkoi, ndërsa vendimi i Gjykatës është dhënë së fundmi. Për shtetasin Jorgo P., ka bërë tri kallëzime farmacistja e identifikuar me inicialet B.R. Sipas vendimit të Gjykatës, siguruar nga “Panorama”, kallëzuesja me shtetasin Jorgo P. është njohur në farmaci, pasi ka qenë pacient dhe vinte aty për të matur tensionin dhe diabetin. Problemet me shtetasin Jorgo P. kanë filluar në muajin korrik të vitit 2017.

Ky shtetas ka shkuar brenda në farmaci dhe i ka thënë: “Nuk të vjen turp që ti mendon se unë të ngacmoj”. Ajo është shtangur nga kjo bisedë dhe që nga ajo ditë ai i ka ardhur përditë përpara farmacisë duke e sharë, ofenduar apo kërcënuar me fjalë nga më të ndryshmet dhe më pas ka filluar ta përndjekë gjatë gjithë rrugës, nga puna deri te stacioni i autobusit duke i kufizuar lirinë. Jorgo P. e ka përndjekur rregullisht që nga muaji korrik i vitit 2017, por farmacistja në fillim ka menduar se ky shtetas ka probleme mendore.

Në muajin gusht, kallëzuesja ka qenë e shtruar në Spitalin QSUT Nënë Tereza në Repartin e kardiokirurgjisë, pasi ka pësuar një trombozë venoze nga stresi që i ka sjellë i pandehuri Jorgo P.

Ajo ka thënë në gjyq se ka munguar rreth 2 muaj në punë për shkak të sëmundjes dhe në këto momente ajo vazhdon të mjekohet me ilaçe. B.R. ka deklaruar se Jorgo i di emrin e nënës së saj, babait të saj, adresën e banimit ku ajo jeton, emrin e të fejuarit të saj, emrin e nënës dhe të babait të të fejuarit.

Sipas B.R., Jorgo di çdo gjë rreth familjes së saj, madje edhe ku kanë punuar dhe punojnë prindërit e saj dhe ku punon i fejuari i saj, të cilin e quan “dashnori” dhe ku këtij të fundit i ka shkuar edhe në punë dhe ka dashur që ta takojë.

I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetime, shtetasi Jorgo P. e ka pranuar faktin penal, por ka thënë se me shtetasen B.R. ka pasur probleme të mëparshme, për të cilat ai kërkoi të falur, ndërsa theksoi se që nga data 10.11.2017 deri më sot, ai nuk ka kryer asnjë veprim që ka cenuar të drejtat e kallëzueses.

Në gjyq ka dëshmuar edhe vajza e të pandehurit, e cila ka pranuar se babai i saj ka një karakter të vështirë, ndaj edhe jeton vetëm. Në fund, Gjykata vendosi ta dënojë me 1 vit burg të moshuarin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Interneti në shtëpi/ Numri i abonentëve arrin në 314 mijë
Previous article Argjentina pranë ELEMINIMIT, Messi konfirmon fiksimin: “Dua Kupën e Botës"

Ina.Autor

Postime të ngjashme

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë Aktualitet

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut Aktualitet

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT