• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Interneti në shtëpi/ Numri i abonentëve arrin në 314 mijë
Home
Ekonomi

Interneti në shtëpi/ Numri i abonentëve arrin në 314 mijë

24 June, 2018 Ina.Autor Ekonomi

Numri i abonentëve të internetit nga linjat fikse i është kthyer rritjes me ritme të larta në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, numri i pajtimtarëve të internetit me linja fikse, në fund të tremujorit të parë ishte rreth 314 mijë.

Në tre muajt e parë të vitit, shërbimit të internetit i janë shtuar afro 20 mijë abonentë.

Ndërkohë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i abonentëve të internetit me linja fikse është rritur me 18%.

Paralelisht, në treg vazhdon tendenca e rritjes së shërbimeve të integruara, ku përfshihen interneti, telefonia dhe televizioni.

Numri i abonentëve që marrin të paktën dy prej këtyre shërbimeve njëkohësisht ka arritur në 211 mijë, në rritje vjetore me 12%.

Prej tyre, afro 102 mijë abonentë marrin njëherësh tre shërbime përmes një lidhjeje të vetme. Përfshirja e platformave televizive me pagesë i ka dhënë një shtysë edhe më të fortë zgjerimit të shërbimeve të integruara të komunikimit.

Në vitet e fundit, ka një konkurrencë në rritje mes operatorëve të shërbimit, duke zgjeruar rrjetet e tyre edhe përmes teknologjive më të reja, si fibra optike.

Megjithatë, kjo shtrirje ngelet më e përhapur në zonat me përqendrim të madh të popullsisë, iku interesi ekonomik i operatoëve është më i lartë.

Në nivel kombëtar, depërtimi ende relativisht i ulët i linjave fikse ngelet një pengesë për të rritur numrin e abonentëve të internetit edhe jashtë qendrave të mëdha urbane të vendit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUPA E BOTËS/ Angli me “6 yje”, ekipi i Sauthgejt nuk përmbahet ndaj Panamasë
Previous article "Më di emrin e të fejuarit"/ Farmacistes në Tiranë i nxihet jeta nga 70-vjeçari, përfundon me trombozë në spital

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin Ekonomi

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës Ekonomi

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT