Temperaturat e larta, deri ekstreme, kanë përfshirë vendin në këtë fillim-qershori.
Në disa fotografi të shkrepura në rrugët e Tiranës nga “LSA” shihen qytetarët, të cilët për t’u mbrojtur nga dielli i nxehtë, kanë zgjedhur të marrin me vete çadra ose kapele plazhi.
Por, nuk mungojnë edhe qytetarët, që janë shtrirë në natyrë, për të shijuar rrezet e diellit. Ndërkohë që shihen edhe mjaft të rinj e të reja, që ecin në rrugë, të veshur me të shkurtra, apo edhe me karrocë me fëmijë të vegjël, të cilët i mbrojnë nga dielli me çadra.




