• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LAJM I MIRË PËR AZIL KËRKUESIT NË GJERMANI/ Kategoritë që do të lejohen të qëndrojnë në Gjermani, çfarë parashikon ligji i qeverisë
Home
Nderkombetare

LAJM I MIRË PËR AZIL KËRKUESIT NË GJERMANI/ Kategoritë që do të lejohen të qëndrojnë në Gjermani, çfarë parashikon ligji i qeverisë

7 June, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Azilkërkuesit me kërkesë të refuzuar të azilit, por që ndërkohë janë të integruar në Gjermani, do të mund të qëndrojnë të ardhmen në Gjermani. Këtë e parashikon një projektligj i qeverisë gjermane.

Sipas një projektligji të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Berlin, azilkërkuesit e refuzuar, por që janë integruar ndërkohë në Gjermani mund të qëndrojnë në të ardhmen në Gjermani, raporton revista gjermane “Der Spiegel”. Në të njëjtën kohë qeveria do të dëbojë më shpejt të dënuarit për vepra penale.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser (SPD) kërkon ta paraqesë sa më shpejt projektligjin e quajtur “shans për të drejtë qëndrimi”, thuhet edhe në një njoftim të agjencisë KNA. Me këtë migrantët që jetojnë prej pesë vjetësh apo më gjatë në Gjermani me lejen “Duldung” (pezullim i përkohshëm i dëbimit të personave pa të drejtë qëndrimi) – do të kenë mundësi që të jetojnë legalisht gjithmonë në Gjermani. Nëse futet në fuqi rregullorja e re, prej saj do të përfitonin 105.000 vetë.

Konkretisht personat e prekur nga rregullorja e do të merrnin për 1 vit provë, një leje qëndrimi. Nëse në këtë kohë ata tregojnë, se zotërojnë gjuhën gjermane, dhe mund ta sigurojnë jetesën, mund të marrin një leje qëndrimi afatgjatë në Gjermani. Personat e dënuar nuk përfitojnë, ashtu si ata që kanë bërë të dhëna të gabuara për identitetin e tyre për të penguar dëbimin. Ky plan i ministres, Nancy Faeser ka qenë përcaktuar në marrëveshjen e koalicionit mes SPD, Të Gjelbërve dhe liberalëve.

Në të njëjtën kohë ministrja, Faeser angazhohet për dëbimin konsekuent të azilkërkuesve të refuzuar që nuk respektojnë ligjet gjermane. “Veçanërisht dëbimi i të dënuarve dhe personave rrezikues duhet të zhvillohet më me konsekuencë”, thuhet në projektligj. Për këtë do të ashpërsohen rregulloret e dëbimit, po sipas marrëveshjes së koalicionit./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ÇA K*RIN DO ME TREGU..."/ Stresi reagon ashpër pas sherrit të shokut të tij: Rruga i ka këto kur të ha b*tha…
Previous article ME ÇADRA, KAPELE E RROBA TË SHKURTRA/ Si mbrohen qytetarët e Tiranës nga i nxehti përvëlues (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

IRANI VENDOS KUSHTET PËR HORMUZIN/ Kërkon heqjen e sanksioneve dhe kompensim nga SHBA-ja Botë

IRANI VENDOS KUSHTET PËR HORMUZIN/ Kërkon heqjen e sanksioneve dhe kompensim nga SHBA-ja

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës Botë

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT