Ndërsa shkollat në të gjithë vendin prej ditës së sotme janë mbyllur për një periudhë dy-javore, ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka bërë një njoftim të rëdnësishëm për maturantët.
Në një postim në rrjetet sociale, Shahini publikon linqet e dy librave të maturës, matematikës dhe gjuhës shqipe, ku maturantët mund të lexojnë, pasi sipas saj, i ndihmojnë ata për t’u familjarizuar me natyrën e testeve.
“Për maturantët:
Gjatë periudhës së ndërprerjes së procesit mësimor, punoni me librat e Maturës Shtetërore, që janë përmbledhje e testeve dhe skemave të vlerësimit për gjuhën e huaj, matematikën dhe lëndët me zgjedhje për vitet 2011-2019.
http://qsha.gov.al/infos/gjuhe_shqipe.pdf
Matura Shtetërore 2019, teste dhe skema vlerësimi, gjuhët e huaja, matematika dhe lëndë me zgjedhje:”-shkruan Shahini.