Kryeministri Edi Rama ka vendosur ta nisë ditën e sotme me një video nga investimet në tokat e Shqipërisë.
Ai nuk ka lënë pa thumbuar edhe ata që e kundërshtojnë për reformat në bujqësi, duke thënë se puna e vetme që ata kanë janë llafet.
“MIRËMËNGJES, dhe ndërkohë që në tokat e Shqipërisë rriten investimet, prodhimi, eksportet, falë shumicës që flet me punë, ndërsa në ekrane, portale e platforma, vazhdojnë llafet si e vetmja punë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Video përmban pamje nga tokat e punuara dhe të mbjella të Shqipërisë, të cilat sipas Ramës kanë rritur prodhimin dhe eksportet.
MIRËMËNGJES 😊dhe ndërkohë që në tokat e Shqipërisë rriten investimet, prodhimi, eksportet, falë shumicës që flet me punë, ndërsa në ekrane, portale e platforma, vazhdojnë llafet si e vetmja punë, ju uroj një ditë të mbarë☀️#RESPEKT🙏MMIRËMËNGJES 😊
Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 3. Juni 2020