• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBLIDHET SOT KOMITETI TEKNIK I EKSPERTËVE/ Pritet mbyllja që në 20:00, rritje të gjobave për lokalet e qendrat tregtare…
Home
Sociale

MBLIDHET SOT KOMITETI TEKNIK I EKSPERTËVE/ Pritet mbyllja që në 20:00, rritje të gjobave për lokalet e qendrat tregtare…

10 February, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Rritja e rasteve të reja me COVID në 24 orë, ka bërë që Komiteti Teknik i Ekspertëve të marrë masa të reja shtrënguese me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të këtij infeksioni. Mbledhja do të zhvillohet ditën e sotme, ku pritet që të ketë një ndryshim të orës policore. Nga sa bënë me dije burimet për Report Tv, pritet që mbyllja të nis që në orën 20:00 dhe jo 22:30, siç është aktualisht.

Një gjë e tillë nuk u mohua as nga kryetarja e këtij Komiteti, Mira Rakacolli teksa ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv. Ajo që dihet, dhe është paralajmëruar më herët edhe nga kryeministri Edi Rama, është se do të ketë një rritje të gjobave për baret, restorantet dhe qendrat tregtare. Kjo sepse sipas Ramës, nuk kanë respektuar protokollet, ku nuk kanë munguar festat me grumbullime të mëdha njerëzish.

Megjithatë, ajo që është e sigurt është qe vendi nuk do të ketë një mbyllje totale si në fillim të pandemisë. Kujtojmë që ditën e djeshme vendi ynë arriti në shifra rekord që nga fillimi i pandemisë, ku u konfirmuan 1239 persona dhe 16 humbje jete.

Më herët edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se ka dyshime që variantet e reja të COVID kanë mbërritur në Shqipëri dhe për këtë ka dhënë disa argumente se si ka lindur ky dyshim. Këto variante të reja dyshohet se mund të kenë prekur kryesisht të rinjtë, sqaroi Manastirliu, teksa shtoi se mostrat janë dërguar në Berlin për të pasur një konfirmim ose jo të këtij dyshimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARJUANË NË FORMË ÇOKOLLATE DHE MIJRA EURO.../ Arrestohet trafikanti dhe bashkëpunëtori i tij në Durrës
Previous article JEP LAJMIN E MIRË/ Rama publikon VIDEON: Në kantierin e Spitalit të Ri të Laçit, i cili do rilindë më i madh, më i fortë

s.autor

Postime të ngjashme

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër Aktualitet

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn Aktualitet

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar Aktualitet

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT