Paralelisht me seancën plenare në Tiranë, opozita është mbledhur në Vlorë prej nga ku denoncoi aktin e vjedhjes së pronës publike me ligjin e Teatrit të ri.
Me Monika Kryemadhin dhe Shpëtim Idrizin në krah, Lulzim Basha, tha se mazhoranca u kap në akt vjedhje me ligjin e Teatrit.
Basha: Ndërsa ne jemi mbledhur në këtë sallë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë një mazhorancë e korruptuar dhe inkriminuar deri në palcë po ndërmerr një akt të paprecedentë në historinë 300 vjeçare të Europës.Edi Rama dhe hajdutët dhe kriminelët e tij në parlament bashkë me një luftë delesh u kapën në flagrancë në një akt vjedhje për grabitjen e pronës publike,.
Kjo është tryeza e katërt e vendimeve të opozitës.


