• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Mbledhja në Byro/ Kryemadhi, Saliaji dhe Braimllarit, një zëri: U shkel Kushtetuta sepse…  (Video)
Home
Shqipëri

Mbledhja në Byro/ Kryemadhi, Saliaji dhe Braimllarit, një zëri: U shkel Kushtetuta sepse… (Video)

21 December, 2017 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Debate të forta në Byronë e Kuvendit ku është duke u shqyrtuar kërkesa e PS për marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve: Monika Kryemadhi, Endrit Brahimllari, Kejdi Mehmetaj, Ervin Salianji, Endri Hasa, Flamur Noka dhe Bardh Spahia.

Sakaq Monika Kryemadhi ka bërë betimin e saj si deputete pa harruar t’i përmendë Ruçit e Byrosë drogën e krimin.

“Jam në pëpruthje të plotë. Betohem me nder e me ndërgjegje se do të kryej detyrën si deputet i popullit në Kuvend, do përfaqësoj denjësisht popullin, do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve, do të mbroj liritë dhe pavarësinë e Shqipërisë, do të respektoj e do të mbroj të drejtat dhe liritë e shtetasve, do të punoj me të gjitha fuqitë e mia për përparimin e atdheut, dhe mirëqënien e popullit tim. Përparimi i Atdhetut dhe mirëqënia e popullit tim nuk është droga dhe krimi i organizuar”, është shprehur para Byrosë Kryemadhi dhe është larguar.

Ndërkaq deputeti i PS-së Alket Hyseni akuzoi kryetaren e LSI se po fyen Byronë. “Zonja Kryemadhi edhe këtu po fyen Byronë, sekretari i Grupit të LSI po filmon fshehurazi mbledhjen”, tha Hyseni.

Ndërsa deputeti i PD-së Ervin Salianji tha: “Shokë të byrose, ne nuk kemi dëmtuar askënd, tymueset kanë qenë reagim simbolik njësoj sikur të mbaja në dorë një degë kanabisi për të treguar simbolin e shtetit tuaj. Tymi simbolik tregonte që ju po i vini flakën shtetit!”

Deklarata e deputetit Salianji në Byronë e Kuvendit 

“Rama po i nxjerr tymin Shqipërisë, ne mbrojtem kushtetuten. Në demokracitë kostitucionale kushtetuta dhe respektimi i proçedurës ndalon mos instalohet tirania e shumices. Reaguam me vaket dhe ne menyre joproporcionale ne raport me puçin kushtetues qe qeveria beri”- ka thene Salianji ne fjalen e tij brenda mbledhjes se mbyllur.

Sipas tij, tiranine e shumices e ndalon ndertimi i konstitucionit te shtetit mbi kushtetuten si themel.

“Une jam betuar ta mbroj duke bere betim:
“Betohem me nderin tim se do të kryej me ndërgjegje
detyrën si deputet i popullit në Kuvend. Do të përfaqësoj denjësisht popullin, do
t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve, do të mbroj lirinë dhe pavarësinë e
Shqipërisë, do të respektoj dhe do të mbroj të drejtat dhe liritë e shtetasve dhe
do të punoj me të gjitha fuqitë e mia për përparimin e Atdheut dhe mirëqenien e
popullit tim.”
Shoke te byrose, ne nuk kemi demtuar askend, tymueset kane qene reagim simbolik njesoj sikur te mbaja ne dore nje dege kanabisi per te treguar simbolin e shtetit tuaj.
Nuk mund te caktoni edhe modelin e flokeve, modelin e pantallonave dhe sjelljen shoke te byrose, ne shtetin e se drejtes gjithçka nuk ndalohet lejohet, ne nuk shkelem asnje ligj por mbrojtem kushtetuten”- tha ai.

Braimllari: Pse nuk është Bushati? Më vjen turp mua që jam mashkull…

Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari e ka quajtur të papranueshme shkeljen e Kushtetutës për votimin e kryeprokurores në Kuvend.

“Habitem pse sot nuk është ministri i Jashtëm, Bushati i ftuar se ka përdorur një fjalor jashtëzakonisht të turpshëm për deputeten Mehmetaj, më vjen turp mua si mashkull të them ato fjalë. Është e turpshme ajo që bëri deputeti Celaj që ushtroi dhunë ndaj deputetes Mehmetaj”- tha ai.

……

Nis mbledhja e Byrosë së Kuvendit ku do të shqyrtohet kërkesa e Partisë Socialistë për përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës që morën pjesë në protestë dhe në tensioned e krijuara në parlament gjatë votimit të Kryeprokurores së Përgjithshme të përkohëshme Arta Marku.

Mbledhja ka nisur në orën 10:00 me dyer të mbylluara. Në nisje të mbledhjes, demokrati Edi Paloka ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura, që të kenë mundësi ta shohin live gjithë të interesuarit, por PS-ja nuk e ka miratuar një kërkesë të tillë.

Deputetët për të cilët PS kërkon të përjashtohen

Monika Kryemadhi

Flamur Noka

Bardh Spahia

Kejdi Mehmetaj

Endri Hasa

Ervin Salianji

Endrit Braimllari

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJE nga skandali i LSI me rrugën Tiranë-Elbasan/ Dashamir Xhika i “fali” kontraktorit për 1 muaj 36.9 milion USD
Previous article Rrëfimi i një prostitute: E kisha ëndërr Europën, por pasi më përdhunuan mizorisht unë...

Redaktor2

Postime të ngjashme

AGJENTË SERBË NË PROTESTË? Berisha: Bashkëpunim Tiranë-Beograd kundër protestuesve Politikë

AGJENTË SERBË NË PROTESTË? Berisha: Bashkëpunim Tiranë-Beograd kundër protestuesve

TENSIONE NË KUVEND/ Ndërpritet seanca! Noka kërkoi replikë me Ballën, Peleshi: S’e lejon rregullorja Politikë

TENSIONE NË KUVEND/ Ndërpritet seanca! Noka kërkoi replikë me Ballën, Peleshi: S’e lejon rregullorja

KONTROLLE NË BANESA/ AMP ekzekuton masa e sigurimi ndaj ish-punonjësit dhe ish-drejtorit të AMP (EMRAT) Aktualitet

KONTROLLE NË BANESA/ AMP ekzekuton masa e sigurimi ndaj ish-punonjësit dhe ish-drejtorit të AMP (EMRAT)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT