• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DETAJE nga skandali i LSI me rrugën Tiranë-Elbasan/ Dashamir Xhika i “fali” kontraktorit për 1 muaj 36.9 milion USD
Home
Shqipëri

DETAJE nga skandali i LSI me rrugën Tiranë-Elbasan/ Dashamir Xhika i “fali” kontraktorit për 1 muaj 36.9 milion USD

21 December, 2017 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Për zgjatjet e afateve të punimeve për seksionin 1 dhe 3 në projektin Tiranë-Elbasan, kompania kontraktore ka bërë përgjegjës Autoritetin Rrugor Shqiptar duke ngritur pretendime për të kërkuar dëmshpërblime per vonesat dhe zgjatjet e afateve te punimeve. Sipas vendimeve të Bordit për shqyrtimin e pretendimeve, të cilat janë të formës së prerë, demi i shkaktuar si pasojë e zgjatjes së afateve të punimeve për segmentin 1 është në shumën 25,220,016.37 USD dhe për segmentin 3, në shumën 11,665,552.31 USD, në total në shumën 36,885,568.68 USD.

Konstatohet se për shqyrtimin e pretendimeve për të dy segmentet, nga treshja e Lëvizjes Socialiste për Integrim kryesuar nga ish-drejtori i ARRSH-së Dashamir Xhiko janë bërë amendime të kushteve të përgjithshme të kontratave bazë. Konkretisht për segmentin 3 është bërë amendimi nr. 7 datë 4.7.2017, kur punimet për këtë segment ishin marrë në dorëzim me procesverbalin e datës 09.03.2015, ndërsa për seg. 1 është bërë amendimi 12 datë 24.07.2017. Konstatohet se për amendimet e mësipërme të kontratave nuk ka një mbështetje ligjore dhe nuk janë marrë për bazë interesat më të larta të shtetit në nënshkrimin e tyre. Me anë të këtyre amendamenteve i është krijuar mundësia për rivendosjen në afat të kontraktorit, në mënyrë që të mund të iniciohej procedura e zgjidhjes së mosmarrëveshjes me anë të ekspertëve.

Po ashtu konstatohet që për përzgjedhjen e ekspertit të palës shqiptare, si dhe për përfaqësimin në këtë proces nuk janë marrë masat e duhura për mbrojtjen të interesave të shtetit. Njësia e Zbatimit të Projektit dhe ARRSh, si për segmentin 1 dhe për segmentin 3, nuk kanë përfshirë institucionin e Avokaturës së Shtetit gjatë përfaqësimit të këtij ligji. Kërkimi i asistencës së Avokaturës së Shtetit është një detyrim ligjor i shprehur qartë në nenin 2, pika 2 të ligjit Nr. 10018, datë 13.11.2008 “Për Avokaturën e shtetit”, ku thuhet: Avokatura e Shtetit është institucion qendror i administratës publike, i ngarkuar ekskluzivisht për dhënien e asistencës juridike për institucionet shtetërore dhe entet publike. Asistenca juridike përfshin shërbimin këshillimor dhe të përfaqësimit.

Për institucionet dhe për çështjet juridike të përcaktuara në nenin 5 të këtij ligji, asistenca juridike e Avokaturës së Shtetit është e detyrueshme; dhe nenin 5 “Funksionet e Avokaturës së Shtetit”; pika 1 gërma “a” ku thuhet: ofron shërbim këshillimor për veprimtarinë juridike të organeve të administratës shtetërore qendrore dhe të enteve publike, veçanërisht për lidhjen e kontratave, të cilat parashikojnë efekte financiare për shtetin, po ashtu në germën b) të këtij neni përcaktohet se Avokatura e Shtetit: përfaqëson dhe mbron interesat pasurorë të shtetit shqiptar pranë gjykatave kombëtare, ndërkombëtare dhe të huaja, pa autorizim të posaçëm të të përfaqësuarit në çështjet gjyqësore, në të cilat një organ i administratës shtetërore ose Republika e Shqipërisë është palë.

Në këtë kuptim, në bazë të ligjit nr. 10018/2008, përfaqësimi i Avokaturës së Shtetit në cdo proces që mund të cënojë interesat pasurore të shtetit, është i detyrueshëm. Mos përfshirja e Avokaturës së Shtetit dhe mos kryerja e një përfaqësimi korrekt dhe të plotë nga ana e Njësisë së Menaxhimit të Projektit dhe ARRSH ka dëmtuar interest e shtetit dhe ka dhënë efekte negative në buxhetin e shtetit.

Perfaqesuesit e ARRSH-se nuk kane mbrojtur interesat e shtetit gjate shqyrtimit te pretendimeve te kontraktorit, nuk kane dokumentuar e provuar se vonesat ne zbatimin e këtij projekti, janë shkaktuar per faj te kontraktorit si ne rastin e vonesave te propozimeve per zgjidhjet teknike, mos zbatimin e detyrave te lëna nga Keshilli Teknik per zgjidhjet e propozuara, studimet jo te sakta te kryera nga vet kontraktori, pas propozimeve e miratimit te ndryshimeve te rëndësishme te projektit per seg 1 etj.

Keto fakte nga veprimtaria e personave te kallzuar, të cilët kanë ushtruar apo ushtrojnë funksione publike, krijojnë bindjen e arsyeshme se me veprimet e mosveprimet e tyre, kanë patur qëllime korruptive dhe duhet të jenë rezultat i pranimit të ofertave apo i premtimeve për përfitime të parregullta nga personat e kallzuar.

Në rastin konkret efektet financiare per buxhetin e shtetit në shumën 36,885,568.68 USD janë të konsiderueshme e për këtë shkak, duhej të merrej me parë konsulenca e avokaturës së shtetit. /Lexo.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dëshmitarët e Kosovës rrëfejnë në Beograd vrasjet e të afërmve
Previous article Mbledhja në Byro/ Kryemadhi, Saliaji dhe Braimllarit, një zëri: U shkel Kushtetuta sepse... (Video)

Redaktor2

Postime të ngjashme

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje... Politikë

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje...

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT