Kreu i qeverisë Edi Rama mbledh sot në një takim Këshillin Koordinues për Rajonin e Veriut. Në mbledhje do të marrin pjesë ministri i Bredshëm Sandër Lleshaj i cili është njëhkohësisht edhe koordinator politik i PS për qarkun Lezhës, kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu dhe deputetët Paulin Sterkaj, Luan Harusha dhe Tom Doshi. Në mbledhje merr pjesë edhe kryebashiaku i Vaut të Dejës Mark Babani.
Partia Socialiste ka ngritur dy komisione (një prej të cilëve qytetar) për zgjedhjen e drejtorëve të rinj në qarkun e Shkodrës. Ngritja e komisioneve erdhi pas largimit të Valdrin Pjetrit nga posti i koordinatorit politik të Shkodrës pas akuzave që PD ngriti ndaj tij për fshehje të dënimit në Itali në formularin e dekriminalizimit.
Në mbledhjen e sotme që kryeministri Edi Rama po zhvillon me drejtues të rajonit të Veriut i është pranuar dorëheqja drejtorëve të cilët paraqitën kërkesën për t’u tërhequr nga posti pas urdhrit të kreut të qeverisë Edi Rama. Është pranuar dorëheqja e Myzafer Bushit, drejtor i Drejtërisë së Thesarit, drejtor i Hetimit Tatimor Agim Shima, drejtori i ARRSH Shkëlqim Sterkaj dhe drejtrorit të ENT-it të banesave Brian Murriqi.


