jë punëtor i minierës së Spaçit ka humbur jetën ditën e sotme. Burime zyrtare bëjnë me dije se magazinieri me inicialet A.P., 47 vjeç është aksidentuar në vendin e punës.
Dukë punuar në pjesën e jashtme në minierën në Mirditë, 47-vjeçarin e ka zënë poshtë një presë metalike e makinerisë, duke e plagosur rëndë.
Punëtori është nisur menjëherë për në Urgjencën e Spitalit Rajonal Rrëshen, në orën 09:45 ku fatkeqësisht ka mbërritur pa shenja jete.
Ndërkohë në vendngnjarje vijojnë hetimet për vdekjen e punëtorit.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 09:45, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Rrëshen është dërguar pa shenja jete shtetasi A.P. vjeç 47, banues në Fan – Mirditë, me funksion magazinier në Minierën e Spaçit në Mirditë, i cili dyshohet se duke punuar në ambientet e jashtme të minierës, është zënë poshtë aksidentalisht nga një presë metalike.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


