Pas mbledhjes së qeverisë në Lezhë kryeministri Edi Rama në konferencë për mediat tha se:
“Miratuam një vendim për stimulimin e agro-turizmit, do të ketë një plan kombëtar për zhvillimin. Besoj që do të mbështesim ecurinë në këtë drejtim, pasi potencialet këtu janë realisht të mëdha. Subjektet do të pajisjen me një certifikatë të posaçme. Kemi bindjen që këtu potenciali është i madh dhe ka një hapësirë për rritjen e punësimit. Në javët në vijim do të miratojmë edhe programin për agro-turizmin.
Një tjetër vendim është ai i përcaktimit të një liste pas një procesi relativisht të gjatë bashkërendimi me kryebashkiakët të 100 fshatrave ku ne do të stimulojmë zhvillimin e integruar rural për të modelin e ri që më pas do të shtrihet edhe në pjesën tjetër të hapësirës rurale. Fishta është një prej këtyre 100 dallëndysheve të para. Ky model ka të bëjë me infrastrukturën, me ndërhyrjet në dobi të trashëgimisë kulturore.
Do ndërtohet aksi Milot-Balldren dhe Shëngjin-Velipojë, do të ketë edhe një numër projektesh në infrastrukturë, rindërtimi i terminalit të pasagjerëve. Ata që kishin marrë për të bërë këtë rrugë po inpenjohen duke stimuluar protestat. Pavarësisht se kur e kishin në dorë për ta bërë rrugën i bënë atë që nuk duhet.
Nga ana tjetër janë edhe disa projekte ujësjellësish. Duhet ët shkojë deri në fund reforma e ujit, sot ne kemi miratuar edhe një vendim me rëndësi për subvencionimin e kontratave nga shteti dhe vendosjen falas të matësve për familjet në nevojë. Është një masë brenda reformës.”
Lidhur me protestën e banorëve të Torovicës, Rama tha se ajo është stimuluar nga ata që kishin për detyrë të bënin rrugën.
“Ata që deri dje kishin për detyrë të bënin rrugën, por i bënë atë që s’thuhet, sot organizojnë protestat. Unë i përshëndes ata, pasi sot presin që rrugën ta bëjmë ne”, tha Rama.
Pyetjet nga gazetarët:
Në lidhje me integritetin, sa në dijeni jeni me drejtuesit që janë emëruar në Lezhë?
Vendosmëria ime për t’i shkuar deri në fund çuarjes së tepsisë për skrap është më e madhe se kur jam zotuar dhe do të jetë cdo ditë edhe më e madh, vështirësia është cdo ditë edhe më e madhe. Ky proces ka dy anë, njëra reformimi i administratës dhe kjo nuk është cështje drejtorësh, por modernizimi. Me këtë kuptoj edhe disa gjëra që janë për t’u zhvilluar, uljen drastike të kohës dhe shpenzimeve të njerëzve që kanë nevojë të marrin një shërbim. Kjo ka ndodhur përmes kalimit të shumë proceseve online. Po shkurtohet shumë masa e kontakteve qytetarëve dhe administratës. Së shpejti do të kemi një event publik për këto masa. Për ta prekur progresin do të duhet ende kohë. Drejtorët e rinj në spitale, burgje dhe hipoteka janë tre muaj në provë. Nuk është cështje partie, por të gjitha kanë mëkatet e tyre. Në harkun e këtij mandati ndryshimi do të jetë shumë i ndjeshëm.
Protesta e banorëve të Torovicës?
Për ju që kaloni cdo ditë, aty është një torturë, por unë nuk iu kam thënë do të bëj sot, por brenda këtij mandati. Mundësitë tona këto janë. Shumë me rëndësi rruga Shëngjin-Velipojë, do të sjellin zhvillim dhe patjetër rruga e Torovicës është pjesë e planit, pasi është një rrugë ferri, sikur thonë banorët. Projektet i bën bashkia dhe qeveria i mbështet.
Porti i Shëngjinit
Kemi miratuar sot një projekt për portin e Shëngjinit për një rindërtim, por aty duhet një reformë e thellë e administratës, është një nga çuditë e mëdha që kemi trashëguar nga tepsia. Nëse ka një proces të hapur penal për portin e Durrësit, ku është bërë një hata e madhe dhe prokuroria të bëjë punën e vet dhe këtu rruga e ndëshkimit duhet të jetë pjesë e këtij procesi.
Financimet në Lezhë
Në të gjithë qarkun kemi financuar 220 projekte, por do të bëjmë edhe më shumë.
ERTV Live😊: Lezhë- Komunikim pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave
Posted by Edi Rama on Friday, January 12, 2018