• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBËSHTETJE E INTEGRITETIT TERRITORIAL TË UKRAINËS/ Vendet e G7 nuk do të pranojnë “kurrë” kufij të rinj
Home
Nderkombetare

MBËSHTETJE E INTEGRITETIT TERRITORIAL TË UKRAINËS/ Vendet e G7 nuk do të pranojnë “kurrë” kufij të rinj

15 May, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Ministrat e Jashtëm të shtatë vendeve të industrializuara të perëndimit theksuan mbështetjen e tyre për integritetin territorial të Ukrainës.

Shtatë vendet e industrializuara të Perëndimit kanë theksuar në përfundim të takimit të tyre në Gjermani të shtunën (14.05.) se kufijtë e rinj që synon të vendosë Rusia nuk do të pranohen kurrë. G7 do të vazhdojë “mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, përfshirë edhe Krimenë, dhe të të gjithë shteteve të tjera”, deklaruan ministrat e Jashtëm të G7 në takimin e tyre në Vangels, në landin gjerman Shlezvig-Holshtajn. Gjermania mban kryesinë e radhës. Në të njëjtën kohë, vendet e G7 u shprehën me kritika të ashpra kundër Bjellorusisë. Udhëheqja në Minsk duhet të “ndalë mundësimin e agresionit rus dhe të respektojë detyrimet e saj ndërkombëtare”.

“Luftë e grurit”

Në fokus të konsultimeve të ministrave të Jashtëm ishin efektet globale të luftës. “Lufta agresore ruse kundër Ukrainës si edhe veprimet e njëanshme të Rusisë për kufizimin e eksporteve agrare ukrainasekanë sjellë rritje të fortë çmimesh në tregjet e lëndëve të para”, thuhet në deklaratën përfundimtare. Kjo çon në një kërcënim të “sigurimit global të ushqimit”. Vendet e G7 i kanë bërë thirrje Rusisë të “ndalë menjëherë sulmet kundër infrastrukturës së rëndësishme të transportit, përfshirë edhe portet, me qëllim që ata të përdoren për eksportin e produkteve agrare të Ukrainës.”

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock e akuzoi Rusinë për “luftë të grurit”. Qeveria në Moskë përpiqet më qellim që të zgjerojë luftën e Ukrainës në botë, tha Baerbock në përfundim të takimit të ministrave të Jashtëm të shtunën. Bllokimi nuk është dëm kolateral i luftës. “Ne nuk duhet të jemi naivë” u shpreh Baerbock. Rusia punon për të kirjuar terrenin për dobësimin e unitetit ndërkombëtar.

Në kërkim të alternativave të tjera

Vendet e G7-s po kërkojnë alternativa për transportin me anije të grurit nga Ukraina, për të thyer bllokadën ruse në këtë drejtim. Pas problemeve me shinat rumune të hekurudhës për shkak të traseve të ndryshme, po shikohet mundësia e alternativave të tjera të eksportit, si psh ai përmes vendeve balltike, tha Baerbock. Por edhe në këtë drejtim duhet të shikohet, nëse plotësohen kushtet se si të ankorohen anijet në këto porte. Normalisht nga Ukraina mund të eksportohen 5-6 milionë tonë drithëra në muaj. Kjo mund të arrihet vetëm përmes rrugës detare, furnizimet përmes hekurudhës janë shumë më të pakta. Por sipas Baerbock “çdo ton grurë që del jashtë mund të ndihmojë pak që të zbutet kriza.”

Dmitri Kuleba dhe Baerbock

Në takimin e G7-s mori pjesë i ftuar edhe ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitri Kuleba. Në lidhje me furnizimin e Ukrainës me armë të rënda, ministrja e Jashtme gjermane u shpreh që të kihet durim. Kanjë konsesus se “ne duhet të qëndrojmë në krah të Ukrainës, që të mos ketë krime të tjera lufte, me qëllim që Ukraina të mund të mbrohet”, tha Baerbock. Gjermania si edhe partnerë të tjerë “nuk mund të ofrojnë me sustë mbështetjen menjëherë”, sidomos në drejtim të mbrojtjes ajrore, u shpreh Baerbock./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI NDAJ BLERIM PREÇIT NË LEZHË/ Flet 28-vjeçari: Nuk kemi konflikte
Previous article SHKËLQEU NË SFIDËN NDAJ LEVANTES/ Vinicius, tripletë për Ançelotin, Nejmarin dhe Benzemanë

s.autor

Postime të ngjashme

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis Botë

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999 Botë

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez Botë

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT