Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Ilir Metës, për të mos dekretuar Gent Cakajn, si ministër të Jashtëm.
“Gjarprit iu pre bishti por duhet shtypur koka!
Nje goditje e merituar per flamurtaret albanofob te Serbomadhise!
Te dashur miq, refuzimi me dekret i Presidentit te Republikes per te emeruar minister te jashtem te Shqiperise te propozuarin e Zografit bis, çirakun e argatit in chef, Baton Haxhiut ishte nje goditje e merituar e flamurmbajtesve albanofob te projektit te serbomadhise ne Tirane dhe ne Prishtine.
Por me kete akt, shqiptaret duhet te jene te vetedijshem se gjarperit ne Tirane dhe Prishtine, pra me dy koka, iu pre bishti dhe jo kokat. Ato duhet shtypur nje minute e me pare”, shkruan Berisha.