• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MAZI TAKIM ME MINISTRIN E JASHTEM DANEZ/ Danimarka gati të votojë për fillimin e negociatave me Shqipërinë
Home
Politikë

MAZI TAKIM ME MINISTRIN E JASHTEM DANEZ/ Danimarka gati të votojë për fillimin e negociatave me Shqipërinë

29 October, 2021 F.autor Politikë

Me ecurinë që ka bërë Shqipëria, Danimarka është gati të votojë për fillimin e negociatave.”

Mesazhi vjen nga takimet që Kryenegociatori i Shqipërise për integrimin në BE, ambasadori Zef Mazi, po zhvillon në shtetin danez për të prezantuar arritjet dhe progresin e Shqiperisë gjatë vitit të fundit.

Gjatë ditës së sotme Mazi zhvilloi një takim kortezie me Ministrin e Jashtem te Danimarkes, z. Jeppe Kofod, si dhe zhvilloi bisedime te gjata me Sekretarin e Shtetit per Evropen, z. Carsten Grønbech-Jensen.

Sekretari i shtetit te Danimarkes, z. Jensen theksoi se raporti “Shqiperia 2021” ishte raporti me i mire nder vite per Shqiperine por dhe me pozitivi nder vendet e Ballkanit Perendimor per kete vit. Ai vleresoi qendrimet e Shqiperise per raportin dhe te gjithe informacionet qe iu prezantuan nga Kryenegociatori.

Z. Jensen theksoi se Danimarka i permbahet parimit te qendrimeve strikte dhe te drejta.

Danimarka vlereson raportin dhe, duke iu referuar kritereve te cileve i permbahet, theksoi se Konferenca e pare Nderqeveritare eshte vetem fillimi i negociatave teknike.

Kryenegociatori Mazi paraqiti nje pasqyre te plotesimit te gjithe kerkesave te Keshillit Evropian per mbajtjen e Konferences te pare Nderqeveritare, tashme konfirmuar institucionalisht nga KE. Ai u ndal me tej ne pikat kyce te progres raportit per Shqiperine “Shqiperia 2021”.

Kryenegociatori beri vleresimet per raportin duke theksuar se rekomandimet e raportit jane mjaft ndihmuese ne rrugen e Shqiperise drejt BE-se. Gjithashtu, Kryenegociatori nenvizoi angazhimin dhe vendosmerine e plote te Shqiperise dhe Qeverise shqiptare per te vijuar ne rrugen e reformave pa ulur ritmin.

Gjate takimit u shenua rendesia e mbajtjes se Konferences te pare brenda Presidences sllovene. Egzistojne mundesi qe nje ngerc aktual te mund te marre zgjidhje sa te mos pengoje procesin e zgjerimit.

Takimi pati fokus dhe ne “track record-in” e organeve ligje zbatuese. Zevendesministri i Brendshem, z. Besfort Lamallari beri nje prezantim te hollesishem dhe gjitheperfshires te rezultateve qe jane arritur ne tere veprimtarite e policise dhe organeve zbatuese te ligjit. Ai gjithashtu theksoi se bashkepunimet operative bilaterale jane gjithnje e me te ngushta me vendet e BE-se por dhe operacionet shumepaleshe, si EUROPOL, etj.

Sekretari i Shtetit danez, z. Jensen falenderoi per informacionet e detajuara qe iu dhane si dhe pergezoi per arritjet mbreselenese te policise dhe veprimtarine e organeve te zbatimit te ligjit. Takimi u mbyll me gatishmerine e plote per forcimin e marredhenieve konkrete dypaleshe me Danimarken ne fushen e zbatimit te ligjit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUPER SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ Udhëzimet e Shehit, nuk do të shohë një Tiranë si në derbi
Previous article PUBLIKOHET LISTA E BOMBERAVE TË 2021/ Armando Broja lë pas talente si Wirtz, Saka e Musiala

F.autor

Postime të ngjashme

U EMËRUA NË KRYE TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË/ Reagon Klodiana Spahiu: Faleminderit Edi Ramës për besimin! Do të çoj përpara çdo angazhim Politikë

U EMËRUA NË KRYE TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË/ Reagon Klodiana Spahiu: Faleminderit Edi Ramës për besimin! Do të çoj përpara çdo angazhim

ZËRAT KRITIKË U BLLOKUAN NË INSTAGRAM/ Rama sulmon Demokratët Europianë pas reagimit të tyre: Agjitatorë që publikuan një insinuatë të turpshme! Politikë

ZËRAT KRITIKË U BLLOKUAN NË INSTAGRAM/ Rama sulmon Demokratët Europianë pas reagimit të tyre: Agjitatorë që publikuan një insinuatë të turpshme!

PAS DORËHEQJES SË EVIS SALËS/ Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë Breaking News

PAS DORËHEQJES SË EVIS SALËS/ Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT