• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MASTERPLANI  I ALPEVE”/ Korrnizë afatgjatë për shndërrimin e tij në një pol të rëndësishëm
Home
Destinacione

“MASTERPLANI I ALPEVE”/ Korrnizë afatgjatë për shndërrimin e tij në një pol të rëndësishëm

23 January, 2020 k.autor Aktualitet, Destinacione, Sociale

Shqipëria e “stolisur” me Alpe dhe male nga më të bukurit në botë dhe me një natyrë të mahnitshme, gjithnjë e më shumë po frekuentohet nga turistë vendas e të huaj. Alpet dhe malet e vendit tonë kanë një pasuri e potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit. Programi “Masterplani i Alpeve” nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit formulon një kornizë afatgjatë për zhvillimin e këtij rajoni dhe shndërrimin e tij në një pol të rëndësishëm të turizmit në vend dhe në një destinacion turistik ndërkombëtar, duke pasur në themel të tij bukuritë mahnitëse dhe pasurinë kulturore. Sipas FSHZH, zona që studion Masterplani shtrihet në territorin administrativ të 4 bashkive dhe përbëhet nga 12 njësi administrative: Pult, Shosh, Shalë të Bashkisë Shkodër, Shllak dhe Temal të Bashkisë Vau i Dejës, Kelmend dhe Shkrel të Bashkisë Malësi e Madhe, Bajram Curri, Bujan, Margegaj, Lekbibaj dhe Tropojë e Vjetër të bashkisë Tropojë. FSHZH në një informacion të shkurtër statistikor, mbi projeksionet e kërkesës turistike thekson se “duke u bazuar në indikatorë si aksesibiliteti, menaxhimi i burimeve natyrore, larmishmëria dhe veçantia e atraksioneve, cilësia e shërbimeve dhe e sistemit të akomodimit, mund të propozohet projeksioni i kërkesës të netëve të qëndrimit të turistëve në territor. Në këtë kontekst vlerësohet se numri i netëve të qëndrimit vjetor për 2031 të arrijë vlerat nga 2,022,000 në 2,600,000 netë qëndrimi në vit”.

Alpet shqiptare shtrihen në veri të lumit Drin dhe në perëndim të rrjedhjes së poshtme të lumit Valbona (degë e Drinit). Ato përfshijnë pjesën veriore të vendit dhe zënë rreth 8% të tij; kanë pozitë gjeografike tepër të izoluar, sepse rrugët që i lidhin ato me rajonet e tjera të vendit dhe trevat shqiptare jashtë kufirit, janë të pakta dhe në gjendje të keqe. Tek Alpet dallohen blloqet, malësitë, kurrizet malore dhe luginat: Blloku i Jezercës shtrihet në qendër të Alpeve dhe ka reliev më të lartë, më të ashpër dhe më të thepisur. Aty ndodhet maja e Jezercës 2694 m, më e larta në Alpe dhe e dyta në Shqipëri, pas majës së Korabit.

Malësia e Madhe shtrihet në veriperëndim të Alpeve. Në përbërje të saj ka kurrize malore, blloqe e male të larta (Bjeshkët e Namuna me lartësi 2400 – 2500 m) si dhe disa pllaja të larta (Velecik – Bridashe) dhe disa lugina: e Vermoshit, e Cemit, e Përroit të Thatë etj. Lugina e Shalës është ndër më të mëdhatë në Alpet shqiptare. Përgjatë saj ndërthuren zgjerimet, në të cilat janë vendosur qendrat e banuara (Thethi, Bregu i Lumit etj.) me ngushtimet, që në disa raste marrin formën e kanioneve.

Kurrizet malore midis luginës së Shalës e Valbonës, që ndahen nga lugina e Currajt, kanë reliev të ashpër me plot maja të ashpra dhe të thepisura dhe bimësi të dendur pyjore. Lugina e Valbonës, një luginë tjetër e madhe e Alpeve, ka formën e një harku të madh. Përgjatë saj ndërthuren zgjerimet me ngushtimet, shpesh në formën e kanioneve. Në zgjerimet janë vendosur qendrat e banuara si: Rragami, Valbona, Dragobia etj. Parku Kombëtar i Valbonës shtrihet në 8,000 hektarë dhe kosiderohet si mrekullia e Alpeve shqiptare. Malësia e Gashit përmendet për relievin e ashpër me forma të shumta akullnajore, në të cilat ka liqene të vogla, por me bukuri të rrallë, pyje dhe kullota të pasura.

Parku Kombëtar i Thethit. Ndodhet në një distancë prej 70 km nga qyteti i Shkodrës në zemër të Alpeve shqiptare. Parku në fjalë ka një sipërfaqe prej 2630 hektarë dhe shtrihet në një lartësi që varion nga 600 – 2570 metra mbi nivelin e detit. Razma është një prej pikave turistike malore më të frekuentuara nga qyteti i Shkodrës. Zona është e rrethuar me pyje pishe dhe mënshtekne. Ajo nuk bllokohet nga dëbora ndaj mbetet e vizitueshme gjatë gjithë vitit. Këtu ofrohet akomodim, ndërsa aktivitetet kryesore janë sportet dimërore, ekskursionet, ngjitjet etj. Vermoshi ndodhet në një distancë prej 95 km larg nga qyteti i Shkodrës dhe pikërisht në ekstremin më verior të Republikës së Shqipërisë. Kjo zonë quhet krahina e Kelmendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUND TË NDRYSHOJNË BOTËN/ Çfarë kanë femrat e Ujorit që shenjat e tjera i kanë zili?
Previous article NUK KENI ENDE NJË ZGJIDHJE? Shtatë ide se çfarë mundi t'i dhuroni partnerit për Shën Vlentin

k.autor

Postime të ngjashme

BASHKIMI ME VLORËN/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Selenicës, kryebashkiaku Bellaj i thotë 'JO' propozimit Aktualitet

BASHKIMI ME VLORËN/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Selenicës, kryebashkiaku Bellaj i thotë 'JO' propozimit

BANORËT DENONCUAN BLLOKIMIN/ IKMT zhbllokon kanalin e ujitjes në Mirakë të Librazhdit Aktualitet

BANORËT DENONCUAN BLLOKIMIN/ IKMT zhbllokon kanalin e ujitjes në Mirakë të Librazhdit

E RËNDË/ Po çonte me shpejtësi një vajzë të sëmurë në spital, përmbyset fuoristrada në Durrës (FOTO) Aktualitet

E RËNDË/ Po çonte me shpejtësi një vajzë të sëmurë në spital, përmbyset fuoristrada në Durrës (FOTO)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT