• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASHTRONTE BIZNESMENËT DUKE U SHTIRUR SI MIK I RAMËS/ Çfarë vendosi Apeli për Klodian Cirunën
Home
Breaking News

MASHTRONTE BIZNESMENËT DUKE U SHTIRUR SI MIK I RAMËS/ Çfarë vendosi Apeli për Klodian Cirunën

20 November, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Apelit në Tiranë ka vulosur dënimin me 9 vite burg për Klodian Ciruna, i akuzuar nga prokuroria për “Mashtrim më shumë se një herë me shuma të mëdha”. Vendimi është marrë dy ditë më parë nga treshja e gjyqtarëve Fatmira Hajdari, Shpresa Becaj dhe Alaudin Malaj.

Kjo masë dënimi për Cirunën është dhënë dhe në shkallën e parë, dhe treshja e gjyqtarëve në vendimin e tyre mbajti të palëvizur dënimin me 9 vite burg për Cirunën. Ky i fundit rezulton të ketë mashtruar tre biznesmenë duke i marrë një shumë prej 488 mijë euro. Ciruna që momentalisht ndodhet i izoluar në burg, është djali i Irma Kapllanit. Duke ju referuar listës publike të konsujve të nderit që Ministria e Jashtme ka publikuar, rezulton se Irma Kapllani është konsulle e nderit e Indonezisë në Shqipëri.

Ciruna ka hyrë në këtë gjykim me gjykim të shkurtuar. Klodian Ciruna, një person që herë hiqej si prokuror, herë si gjyqtar dhe me dikë tjetër prezantohej si djali i kryeministrit, dhe herë si vetë kryeministri Edi Rama, është akuzohuar nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “Mashtrimit më shumë se një herë”.

Sipas hetimeve të kryera Ciruna rezulton të ketë mashtruar tre biznesmenë, mes tyre dhe një italian duke u marrë atyre në total një shumë prej 488.300 mijë euro. Klodian Ciruna, i cili rezulton pronar i një qendre “Call Center” në Tiranë, sipas dosjes së prokurorisë ka mundur të mashtrojë italianin Tommaso Sciavon, biznesmenin Luan Duraj dhe ndërtuesin Petraq Koka.

“Shqiptarja.com” mëson se Ciruna gjatë takimeve me tre personat e sipërcituar prezantohej si prokuror apo si gjyqtar. Ndërkohë që këtyre të fundit u thoshte se kishte lidhje të ngushta me djalin e kryeministrit Edi Rama, Gregor Ramën madje dhe vetë kryeministrin Rama.

Duke shfrytëzuar këto teknika të mashtrimit, Klodian Ciruna, arrinte t’i bindte viktimat e tij duke u marrë shuma të konsiderueshme në euro, të cilët i jepnin me shpresën se Ciruna do i mundësonte leje ndërtimi nga bashkia e Tiranës. Madje për të bindur se këto para shkonin për djalin e kryeministrit apo vetë kryeministrin Rama, Ciruna arrinte të telefononte viktimat me numra të ndryshëm, duke u hequr se ishte Edi Rama apo Gregor Rama. /shqiptarja.com/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED PEZA/ Për armiqtë e Reformës në Drejtësi, që u vetshpallën në Presidencë!
Previous article ISHTE SHUMË AFËR STOLIT TEK FLAMURTARI/ Trajneri Troisi zyrtarizohet te skuadra e…

F.autor

Postime të ngjashme

"KUMBARI I KOKAINËS" DYSHOHET SE PASTROI 30 MLN EURO NË SHQIPËRI/ Komunikimet me vëllanë: Do sjell dhe 20 mln euro, futi në... Aktualitet

"KUMBARI I KOKAINËS" DYSHOHET SE PASTROI 30 MLN EURO NË SHQIPËRI/ Komunikimet me vëllanë: Do sjell dhe 20 mln euro, futi në...

PASURITË E GRUPIT "DIZDARI" NËN SEKUESTRO/ Bllokohen prona, toka, vila, hotele e llogari bankare me vlerë 150 mln € Aktualitet

PASURITË E GRUPIT "DIZDARI" NËN SEKUESTRO/ Bllokohen prona, toka, vila, hotele e llogari bankare me vlerë 150 mln €

U DHUNUA SËBASHKU ME BASHKËSHORTEN/ Skënder Nika: U prezantuan si RENEA. Kishin automatikë dhe shkopinj Aktualitet

U DHUNUA SËBASHKU ME BASHKËSHORTEN/ Skënder Nika: U prezantuan si RENEA. Kishin automatikë dhe shkopinj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT