• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAT KUFIZUESE/ Nga sot deri 25 shkurt Shqipëria mbyllet që në orën 20:00! Gjoba për çdo shkelje
Home
Sociale

MASAT KUFIZUESE/ Nga sot deri 25 shkurt Shqipëria mbyllet që në orën 20:00! Gjoba për çdo shkelje

11 February, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Nga sot, e enjte (11 shkurt), Shqipëria do të mbyllet që nga ora 20:00! Një vendim i tillë vlen për lëvizjen e njerëzve, por edhe për baret e restorantet, të cilat janë konsideruar si vatra kryesore të përhapjes së infeksion. Kjo ishte një nga masat e marra ditën e djeshme nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, pasi vendi ynë njohu një rritje të madhe të të infektuarve në 24 orë. Ekspertët thonë se rritja e shifrave mund të ketë ardhur si pasojë e mutacioneve të COVID, ai afrikan ose britanik, e megjithatë nuk është ende e konfirmuar zyrtarisht. Pritet përgjigja e 50 mostrave që janë dërguar në laboratorin e Londrës.

Nisur nga fakti që ka pasur një ulje të grupmoshave të infektuara, është marrë vendimi që shkollat e mesme në 10 bashki, të zhvillohet online, e ndërsa për Universitetet do të zgjatet sezoni i provimeve, por nuk do të ketë rikthim në auditore, pavarësisht këmbënguljes së studentëve. Kryeministri Edi Rama, ditën e djeshme tha se të gjithë duhet t’i respektojnë këto masa, përfshirë këtu edhe partitë politike, pasi nuk do të ketë asnjë tolerim. Masat do të qëndrojnë në fuqi deri më 25 shkurt, 2 javë shumë të rëndësishme i ka cilësuar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, pasi në varësi të tyre do të vlerësohet nëse do të ketë lehtësim ose jo në vijim.

Një paralajmërim për respektim të masave e ka dhënë edhe Kryeinspektori të Kontrollit të Shtetit, Shkëlqim Hajdari i ftuar në ‘Repolitix’ në Report Tv. Ai tha se duke filluar nga sot nuk do të ketë më këshillime nga grupet e inspektorëve në terren, por do të nisin gjobat për të gjitha institucionet e bizneset që nuk zbatojnë protokollet anti-COVID.

Ditën e djeshme vendi unë pati një rritje të të infektuarve në 24 orë, ku u raportuan 1143 raste të reja dhe 15 viktima në 24 orët e fundit, një shifër rekord që nga fillimi i pandemisë.

Masat e reja anti COVID
1.Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania) për një afat 14 ditor, duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.
2.Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery), duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.
3.Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, për periudhën 11 shkurt – 26 shkurt.
4.Sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit të MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet anti COVID.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI I KEQ/ Përmbyten disa lagje, niveli i ujit mbi 50 cm, bllokohet aksi Vlorë-Orikum
Previous article "PËR ATA QË MË SHKRUAJNË S´KE BËRË ASGJË"/ Rama e nis ditën me VIDEON nga Puka

s.autor

Postime të ngjashme

GRUPI I ARMATOSUR TE “REGINA PALM”/ Shpallet në kërkim edhe ish-deputeti Bujar Muça! Dyshohet për një të plagosur me armë Aktualitet

GRUPI I ARMATOSUR TE “REGINA PALM”/ Shpallet në kërkim edhe ish-deputeti Bujar Muça! Dyshohet për një të plagosur me armë

DETAJET E PARA/ Shpërthim gjatë natës në Vorë, hidhet lëndë plasëse në derën e një banese Aktualitet

DETAJET E PARA/ Shpërthim gjatë natës në Vorë, hidhet lëndë plasëse në derën e një banese

AKSIDENT I RËNDË NË ROSKOVEC/ 62-vjeçari përplaset me pirun ngritës, niset me urgjencë drejt Traumës Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË ROSKOVEC/ 62-vjeçari përplaset me pirun ngritës, niset me urgjencë drejt Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT