I dyshuari kryesor për vrasjen e Fatlind Arifit 22-vjeçar në Bresalcë të Gjilanit, është Liridon Uruçi i njohur edhe për Policinë e Kosovës për të kaluarën e tij problematike.
Nëse kërkon në rrjete sociale emrin e tij aty gjenden një numër i konsiderueshëm i fotografive të tij me disa prej emrave më të njohur të estradës, por edhe nga politika.
Gold AG, Shyhrete Behluli, Leonora Jakupi, Cozman, Fero, Blunt dhe Real, Fero; janë disa prej artistëve me të cilët Liridon Uruçi posedon fotografi në rrjete sociale.
Madje, në disa raste ai ka pozuar edhe pranë kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe deputetit, Daut Haradinaj.
Megjithatë, nuk dihet nëse ky person ka raporte të afërta me këto fytyra publike apo vetëm ka ndarë nga një imazh me ta.
Mbrëmë, Fatlind Arifi 22-vjeçar u qëllua me armë zjarri në gjoks në vendin e quajtur “Te Lapidari’’ në fshatin Bresalcë të Gjilanit. Dyshohet se kjo vrasje u krye nga 26-vjeçari Liridon Uruçi.
Burime brenda Policisë së Kosovës bëjnë me dije se të Uruçit mbrëmë i është konfiskuar vetura e tipit Mercedes në oborrin e shtëpisë së tij, ndërsa sot policia ka arritur ta arrestojë edhe vetë atë.
Por, për këtë rast është arrestuar edhe vëllai i Uruçit, SH.U, pasi besohet se i njëjti është involvuar në këtë vrasje të rëndë.
PROFILI NË INSTAGRAM
Në rrjetin social “Instagram”, instruktori i VIP-ave i ka të gjithë postimet e hapura dhe mund të dallohet lehtë një jetë mes njerëzve të famshëm, dhe me pushtet.
Akoma nuk janë zbardhur të plota arsyet e vrasjes makabër të të riut në lagjen tek “Lapidari” por mësohet deri tani paraprakisht se i është sekuestruar automjeti i tij lëvizës, si dhe është arrestuar vetë personi me inicialet L.U.







