Ky që shihni në foto është shqiptari i arrestuar nga karabinierët italianë pasi akuzohet se dhunoi për vdekje një 91 vjeçare, me synim për ta grabitur.
Gruaja u gjet me plagë në fytyrë, ndërsa dyshohet se u qëllua me grushte nga i riu Sergio Malaj, djali i shërbëtores.
Ishin vajzat e gruas së moshuar që e gjetën të pajetë nënën e tyre duke lajmëruar menjëherë karabinierët.
Ishte menjëherë e qartë edhe për vetë vajzat se bëhej fjalë për një grabitje.
Gruaja e vjetër u gjet në dysheme në kuzhinë, sikur të kishte rënë nga një karrige, fytyra e mavijosur. Vajzat vunë re menjëherë mungesën e 100 eurove dhe disa bizhuteri.
Falë edhe pamjeve të kamerave në zonë, policia arriti menjëherë tek autori.
Ai është djali i shërbëtores së ish-mësueses, i arrestuar tanimë dhe i dërguar në burg. Sulmuesi u përpoq të shpëtonte nga rrobat e pikuara me gjak, duke i lartë në lavatriçe.




