Teksa krebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka shoqëruar nënkryetarin e bashkisë së Pekinit, Lu Yan,përgjatë sheshit “Skënderbej”, janë takuar me një grup turistësh kinezë.
Tirana gjatë gjithë muajve të vitit vizitohet nga një numër i madh turistësh kinezë, të cilët ditën e sotme u përballen me këtë surprizë të veçantë në kryeqytetin shqiptar.
Përpos bisedës së shkurtër me nënkryetarin e Bashkisë së Pekinit, nuk mund të mungonte edhe një fotografi, e preferuara e çdo turisti, për të fiksuar këtë moment të veçantë.


