• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRAT NË FAMILJET SHQIPTARE NDËR VITE/ Nga Ritvani që VRAU 8 persona, tek babai që mbyti 3 fëmijët (FOTO)
Home
Ekskluzive

MASAKRAT NË FAMILJET SHQIPTARE NDËR VITE/ Nga Ritvani që VRAU 8 persona, tek babai që mbyti 3 fëmijët (FOTO)

14 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Masakrat të cilat tronditën familjen shqiptare janë nga më mizoret por ajo që nuk do të harrohet kurrë është masakra e Selenicës në Vlorë ku Ritvan Zykaj shfarosi dy familje dhe hapi me një breshëri kallanikovi 8 varre nuk është e vetmja ditë.

Vendi ynë vitet e fundit eshte perballur me krime makabër, që kanë lënë prapa jo vetëm viktima por edhe një shije të keqe shoqërisë shqiptare.

Rasti I ditës së sotme është më i fundit ku dhëndri në Tiranë bëri shoshë me plumba vjehrrin dhe vjehrrën. Shkak I këtij konflikti ishte ndarja me gruan, motivi I cili coi Majlin Lilë të vrasë vjerrit dhe më pas të vrasë veten.

AlpeNews ju sjell disa nga këto krime të shumëfishta që kanë shokuar opinionin publik duke u bërë lajm jo vetëm në Shqipëri:

ÇFARË NDODHI SOT:

14 JANAR 2019

Mëngjesin e sotëm Tirana u trondit sërish. Ngjarja ndodhi në “Unazë të re” ku dhëndri vrau vjehrrën dhe vjehrrin dhe më pas i dha fund jetës pas sherrit në familje .

Viktima të kësaj ngjarje të rëndë mbetën Bujar Mata, 63 vjeç, Valentina Mata, 52, dhe dhëndri Majlind Lala, ndërsa ky i fundit mësohet se prej një viti bashkëjetonte me vajzën e çiftit, por nuk kishte një martesë ligjore. Në momentin e krimit vajza e çiftit të vrarë buki ishte në shtëpinë e prindërve.

29 maji i 1992

Në Libofshë të Fierit, dy vëllezërit Ditbardh dhe Josif Çuko, hyjnë në banesën e familjes Pupa dhe vrasin 5 pjesëtarët e një familjeje, duke përfshirë edhe një foshnjë pak muajshe. Vrasja ndodh për motive grabitje, por edhe hakmarrje, për motive të dobëta. Dy autorëve të krimit i priti litari më 26 qershor në 1996, duke u bërë personat e fundit të dënuar me vdekje në Shqipërinë postkomuniste.

9 SHKURT 2006, Në fshatin Kozarë të Kuçovës, gjenden të pajetë në banesën e tyre tre pjesëtarët e një familje, kryefamiljari, gruaja e tij shtatzënë dhe djali i tyre 3 vjeçar. Për këtë krim është arrestuar vëllai i viktimës, por ai nuk e ka pranuar krimin.

7 MARS të vitit 2009

Në lagjen “Allias” në Tiranë regjistrohet një vrasje e trefishtë. Dhëndri vret me pistoletë vjehrrin, vjehrrën dhe pasi plagos edhe djalin e tij 16-vjeçar vret veten. Sipas policisë, shkak ka qenë grindja ne familje.

SHKURT 2010

Në fund të janarit të 2010 një breshëri automatiku u shkreh mbi tre vëllezërit Mulliri në fshatin Vidohovë të Devollit. Të vdekur mbetën Taulant, Xhiliani dhe Edi mulliri. Autori i ngjarjes Besim Karaj besonte se kishte zbuluar një lidhje jashtëmartesore të gruas me më të madhin e vëllezërve ndaj nuk ia kurseu plumbat as të tjerëve. Vëllëzërit Mulliri kishin ndërkohë nënën në burg. Liljana Mulliri kishte vrarë e copëtuar nipin 8 vjeçar të burrit më të cilin kishte një lidhje jashtëmartesore.

19 MARS 2011

Tre persona të së njëjtës familje janë vrarë dhe një është plagosur, në Elbasan . Një person ka hyrë në banesën e familjes Mahmuti dhe ka vrarë tre burrat e familjes. Viktimat janë Emin, Xhelal dhe Pëllumb Mahmuti, ndërsa i plagosur ka mbetur një anëtar tjetër i familjes, një femër, Myzejen Mahmuti, krimi u dyshua se ndodhi për hakmarrje.

23 SHKURT 2013

Një tjetër krim tronditës me disa viktima në familje regjistrohet në Levan të Fierit në 16 shkurt të 2013 kur Riza Latifi ka vrarë vjehrrin, vjehrrën, ka plagosur bashkëshorten dhe një javë më vonë vrau dhe veten pasi u rrethua nga policia.

 8 JANAR 2014

4 të vrarë është bilanci i masakrës me armë që Bashkim Latollari kreu mbrëmjen 8 janarit të 2014  në Gjonomadh të Korçës. 40-vjeçari, vrau  dy çifte bashkëshortësh, të afërm mes tyre.

Viktimat ishin Belimon dhe Daniela Meçollari, 31 dhe 30-vjeç dhe Rexhep e Valentina Metollari, 55 dhe 50-vjeç. Vrasja e katërfishtë u konsiderua si krim pasioni.

5 DHJETOR 2016

Naum Toshi, 41 vjeç në qytetin e Korçës ka mbytur tre fëmijët dhe më pas është vetëvarur në shtëpinë e vet, pas braktisjes që bashkëshortja i kishte bërë familjes.

25 TETOR 2017

Në 25 tetor të vitit të kaluar në lagjen Palorto të Gjirokastrës Apostol Kosta ekzekuton Aleks dhe Afërdita Kostën, më pas tenton vetëvrasjen. Ngjarja e rëndë erdhi pas një konflikti për çështje pronësie.

 10 GUSHT 2018

Ritvan Zykaj shfarosi dy familje dhe hapi me një breshëri kallanikovi 8 varre nuk është e vetmja ditë, kur Shqipëria gulçon nga dhembja e krimeve makabër, që lënë pas jo vetëm viktima të shumta, por edhe topitje, çmeritje, e revoltë në opinionin publik.

Sa herë që shuhen familje, shumë kujt i shkon mendja tek një ndër krimet më të rënda të fillim viteve ’90.

2 JANAR 2019

Në qytetin e Ballshit, burri vrau gruan dhe kunatën pas sherrit në familje.

Gazment Musta 34 vjeç refuzoi kërkesën e gruas për të shkuar te prindërit e saj me rastin e Vitit të Ri dhe gjatë debatit i dehur i qëlloi me thikë gruan dhe kunatën duke i lënë të vdekur në vend, ngjarja u shënua në sy të dy fëmijëve të mitur.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VARI KËPUCËT NË..."/ Cana dhe Shaqiri si "shqiponja me dy kokë", ja ç'do të bëjnë ditën e madhe të Kosovës (FOTO+VIDEO)
Previous article KËRCËNIMI PËR SHKATËRRIM EKONOMIK/ Turqia i përgjigjet presidentit Trump

F.autor

Postime të ngjashme

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku Aktualitet

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim Aktualitet

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim

"NËSE EVITOHEN PARREGULLSI DO TË MERREN MASA"/ 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSH: Do të hetohet i gjithë procesi Aktualitet

"NËSE EVITOHEN PARREGULLSI DO TË MERREN MASA"/ 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSH: Do të hetohet i gjithë procesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT