• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA PËR SHKAK TË NJË BORXHI/ Kush është i “SHUMËKËRKUARI”, vrau dy vëllezër në kryeqytet (EMRI)
Home
Ekskluzive

MASAKRA PËR SHKAK TË NJË BORXHI/ Kush është i “SHUMËKËRKUARI”, vrau dy vëllezër në kryeqytet (EMRI)

21 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Policia publikoi sot listën e njerëzve më të kërkuar në Tiranë ku nga 22 më t kërkuarit u vu re emri i Eduart Kurtit i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm. Ai vrau 8 vite më parë dy vëllezër përshkak të një borxhi.

Nëri nga vëllezërit i kishte marrë Eduarti 60 mijë euro dhe 150 mijë dollarë borxh dhe do ti kthente pas tre vitesh me kontratë noteriale.

Pas vrasjes ai është larguar nga vendi i krimit edhe sot është në kërkim nga policia.

AlpeNews.al risjell edhe njëherë historinë që tronditi Tiranën:

Historia kriminale e Eduart Kurtit:

Gjykata dënon me burgim të përjetshëm Eduart Kurtin, i cili ka vrarë dy vite më parë dy vëllezër, për shkak të një borxhi. Gjatë seancave gjyqësore, dëshmitare ka qenë edhe Heteme Haxhialiu, nëna e dy viktimave, Iglend dhe Nikola Haxhialiu, që ka treguar momentet e fundit me të birin. Njëri prej djemve, Nikola, i ka kërkuar një kokërr ilaç, pasi ka qenë tepër i shqetësuar, pasi Eduarti e kishte kërkuar për takim. Sipas vendimit, ngjarja ka ndodhur më datë 1 dhjetor 2012, ku rreth orës 19:40, policia ka marrë njoftimin se, në bulevardin “Bajram Curri”, brenda automjetit me targë TR 9205 S janë gjendur të qëlluar me armë zjarri dy shtetas. “Iglend Haxhialiu ishte i ulur në sediljen e pasme të pasagjerit, ndërsa në vendin e drejtuesit të saj ndodhej shtetasi Nikola Haxhialiu”, thuhet në vendim.

Hetimi gjyqësor ka vërtetuar se më datë 31 gusht 2009, ndërmjet Nikola Haxhialiut dhe Eduart Kurtit është përpiluar një deklaratë noteriale nëpërmjet së cilës pasqyrohet fakti se, shtetasi Nikola i ka marrë shumën prej 60 000 euro Eduartit, dhe këtë shumë do t’ia kthejë deri më datë 31.12.2009. Gjithashtu, me datë 27.12.2011, ndërmjet shtetasve Iglend Haxhialiu dhe Eduart Kurti është përpiluar një deklaratë noteriale nëpërmjet së cilës pasqyrohet fakti se shtetasi Iglend i ka marrë shumën prej 150 000 dollarë amerikanë, si dhe 6000 euro Eduartit. Këtë shumë do t’ia kthente deri më datë 25.03.2012. “Duke qenë se nga ana e shtetasve Nikola dhe Iglend Haxhialiu, nuk u zbatuan kushtet e përshkruara në këto dy deklarata noteriale, ndërmjet tyre dhe të pandehurit Eduart Kurti kanë lindur mosmarrëveshje serioze dhe të vazhdueshme. Në lidhje me këto mosmarrëveshje janë vënë në dijeni dhe familjarët e shtetasve Iglend Haxhialiu, Nikola Haxhialiu dhe Eduart Kurti”, thotë gjykata.

Ditën e ngjarjes, më datë 1 dhjetor 2012, pasi të tre shtetasit janë takuar me njëri-tjetrin, kanë hipur në automjetin e Nikola Haxhialiut dhe kanë qenë duke lëvizur në bulevardin “Bajram Curri”. Në një moment, thuhet në vendim, pasi kanë debatuar ashpër mes tyre, Eduarti nëpërmjet telefonit celular të viktimës Iglend Haxhialiu, ka komunikuar me tone të larta dhe kërcënuese me vëllain e madh të dy viktimave, Mirvjen Haxhialiu, i cili ndodhej dhe aktualisht jeton në Angli, duke e kërcënuar atë me jetën e dy vëllezërve të tij. “Kurti, me anë të një arme tip pistoletë, të cilën e mbante pa leje të organeve kompetente, ka qëlluar mbi shtetasit Iglend Haxhialiu dhe Nikola Haxhialiu. Si pasojë e këtyre të shtënave shtetasit Iglend Haxhialiu dhe Nikola Haxhialiu kanë mbetur të vdekur. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, ai ka fikur telefonin celular të tij, nuk ka komunikuar me askënd, as me bashkëshorten apo familjen e tij, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me armën e krimit, e duke iu fshehur hetimeve gjatë gjithë kohës”, thuhet në vendim.

 Dëshmia e nënës

Në gjykatë ka dëshmuar edhe Heteme Haxhialiu, ku ndër të tjera dëshmoi se ishte në dijeni se djali i saj, Nikola Haxhialiu, i kishte marrë në formë huaje të pandehurit Eduart Kurti një shumë të hollash. “Një herë, duke u ndodhur e shoqëruar nga dy djemtë e saj, Iglendi dhe Nikola, ka qenë e pranishme në një takim ndërmjet dy djemve të saj dhe të pandehurit Eduart Kurti. Gjatë takimit, biseda ka qenë zhvilluar rreth vlerës monetare të marrë hua nga dy djemtë tek i pandehuri Eduart. Në një takim tjetër, përveç këtyre personave ka qenë i pranishëm dhe i ati i Eduartit, shtetasi Xhavit Kurti. Gjatë këtij takimi, shtetasi Xhavit u ka kërkuar djemve që si këmbim të borxhit, ata t’i jepnin hotelin që dispononin në Dhërmi”, thotë gjykata, duke u bazuar te dëshmia e Hetemes. Madje, ka thënë Hetemja, Eduarti ka qenë person problematik, pasi paratë i linte në kumar.

Dëshmitarja Heteme Haxhialiu dëshmoi gjithashtu, se në periudhën e fundit, marrëdhëniet ndërmjet dy djemve të saj, shtetasve Nikola dhe Iglend me të pandehurin Eduart Kurti, ishin acaruar. Për sa i përket datës 1 dhjetor 2012, Heteme Haxhialiu ndër të tjera dëshmoi se: “E ndodhur në shtëpi së bashku me pjesëtarët e tjerë të familjes, Nikola Haxhialiu i ka thënë se së bashku me Iglendin do të shkoj të takoj të pandehurin Eduart Kurti. Nikola, njëri nga viktimat, është shfaqur tepër i shqetësuar dhe madje i ka kërkuar së ëmës një ‘kokërr’, ilaç qetësues, pasi po ndihej shumë i tensionuar në lidhje me këtë takim që ata kishin dhe do të bënin pikërisht me Eduart Kurtin”.

Dëshmitë e tjera

Në gjykatë kanë dëshmuar edhe disa persona të tjerë, të afërm të autorit dhe viktimës, si dhe të njohur të tyre. Kështu, një shok i viktimave, Pëllumb Shatri, ka thanë se ditën e ngjarjes e ka marrë në telefon Mirvjen Nino që është edhe vëllai i dy viktimave, i cili i ka thënë se diçka kishte ndodhur në atë takim. “Unë mora në telefon Nikola Haxhialiun, i cili më tha që po ikte në shtëpi. Më pas, e kam marrë përsëri dhe ai më është përgjigjur duke më thënë se po shkonte në ambulancë me një shok. Nga zëri ai fliste ngadalë dhe më pas telefoni u mbyll”, ka thënë Pëllumbi, ku dhe ka mësuar se disa herë, Eduarti i kishte marrë peng dy vëllezërit, për punën e parave borxh.

Në gjykatë dëshmoi edhe vëllai i viktimave, Mirvjeni, i cili ka thënë se nëpërmjet bisedave që kishte zhvilluar me të vëllain e tij, Nikolën, ka mësuar se ndërmjet këtij të fundit dhe shtetasve Eduart e Xhavit Kurt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI/ E hënë, 21 janar: Çfarë ndodh me TEMPERATURAT. Pritet...
Previous article Horoskopi, 21 janar 2019: Dashuria sot mund të kthehet në protagoniste, por mbani mend se...

F.autor

Postime të ngjashme

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari Aktualitet

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët Aktualitet

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT